E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shënohet viktima e 8-të nga virusi A/H1N1

Viktima e radhës është një 55-vjeçare nga Tirana, e cila njëkohësisht vuante edhe nga hipertencioni dhe diabeti. Sipas mjekëve, gruaja nuk ka shkuar në kohë në spital, çka e ka përkeqësuar edhe më gjendjen e saj shëndetësore. Edhe pse është dërguar në spital, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën sot në spitalin Infektiv pranë QSUT-së. Personat që vuajnë nga sëmundje kronike, bien më shpejt “pre” e virusit të derrave. Disa ditë më parë, një grua nga Kukësi humbi jetën po nga ky virus, ndërkohë që vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike.                                                                                               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›