E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puntoret e Gerdecit kercenojne me greve

Artan Cena

Banoret dhe ish-punonjesit e fabrikes se cmontimit te municioneve ne Gerdec, kane protestuar edhe diten e djeshme per te katerten here ne lidhje me demshperblimet e premtuara si dhe per 15 dite rroge. Ata pretendojne se nuk i kane marre, pas shperthimit te ndodhur dhe se paralajmeruan futjen ne greve urie pa afat. Ish-punonjesit e fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec vijuan dhe dje protestat ne lidhje me demshperblimet. Te grumbulluar ne nje pjese tjeter te fshatit disa metra larg kraterit, rreth 50 protestues kane cilesuar qeverine si pergjegjese per tragjedine e 15 marsit, ku humben jeten 26 persona. Banoret e zones se shperthimit nuk jane lejuar te protestojne dje afer zones se kraterit, ndersa eshte bere ne nje zone tjeter, ku policia kishte vene postblloqe.

Prej kater ditesh banore dhe puntore te kesaj zone kerkojne nga organet kompetente rrogen e prapambetur, asistence nje vjecare per humbjen e vendit te punes dhe sqarime ne lidhje me sigurine ne pune. Te mbijetuarit e tragjedise se Gerdecit kembengulen qe t'u jepet demshperblimi i premtuar. Punetoret e fabrikes se demontimit te armeve dhe banoret protestues kane akuzuar qeverine si pergjegjese te shperthimit. Sipas pretendimeve te tyre, "organet kompetente duhet te japin shpjegime per sigurine ne pune". Puntoret shprehen se, "kishin marre garanci se ishin siguruar ne kete pune te veshtire, por faktet e mevonshme deshmuan te kunderten". Pjesemarresit ne proteste bene te ditur se asnje prej premtimeve te dhena ne ditet e para pas shperthimit nuk jane mbajtur. Te irrituar ata u shprehen se do te vazhdojne protesten e tyre cdo dite, madje kercenuan se do te hyjne dhe ne greve urie.

Grumbullimi i pothuajse te gjithe ish-punonjesve te fabrikes se demontimit te armeve ne Gerdec dhe banoreve te zones perreth, ka vijuar per disa ore. Gjithe protestuesit jane bashkuar per te kerkuar nga qeveria te njejtat demshperblime dhe shpjegime. Nderkohe qe sipas pjesmarresve, mesohet se ato do te grumbullohen cdo dite derisa te marrin rrugen e zgjidhjes te gjithe pretendimet e ngritura nga perfaqesia. Nje dite me pare ata jane mbledhur serish dhe kane kerkuar qe premtimet e dhena te mbaheshin. Gjate protestes u kerkua qe te mund te merreshin kompesimet e premtuara. Puntoret kane kerkuar sqarime nga institucionet perkatese edhe per kontraten e sigurise, qe kishin nenshkruar ne pune. Kjo eshte protesta e katert qe zhvillojne banoret dhe ish-punonjesit e fabrikes se cmontimit te Gerdecit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›