Pushimet e dimrit, ilaçi për luanët!
Fabio Kapelo akuzon Runin, teksa lodhja e vënë re në këmbët e futbollistëve anglezë po e shtyn federatën të mendojë për një ndalesë të kampionatit në fund të dhjetorit
Edhe pse anglezët duket se kanë vendosur të merren me tenis, meqë është titujt e mëdhenj të gazetave kryesore janë të gjithë për turneun e Uimbëlldonit dhe heroit anglez të ndeshjeve të para, Endi Murrei, polemikat për daljen e parakohshme të përfaqësueses angleze të futbollit nga Euro 2012 nuk janë shuar, madje inati është edhe më i madh sepse janë eliminuar nga Italia.
Gazeta Daily Mail boton foton e Andrea Pirlos dhe fanellën me shkrimin 30 sul campo të Juventusit në një artikull për të shpjeguar 30 motivet për të cilat futbolli italian është një rrëmujë e vërtetë, duke nisur me Calciopoli dhe duke përfunduar me bastet.
Uejn Runi - Duke lënë mënjanë goditjet pas shpine, njëri nga përgjegjësit kryesorë të disfatës angleze në Poloni dhe Ukrainë mbetet Uejn Rini, i cili është kritikuar që ka shkuar në Las Vegas përpara se të niste turneu faji është edhe i dy ndeshjeve pezullim- dhe që nuk ka qenë në formën e duhur fizike., Për këtë arsye ai ka marrë sërish avionin drejt SHBA-ve me destinacion Los Angxhles, me gruan e tij Kolin.
Fotoja e botuar nga mediat angleze e tregon Runin në një moment jo aq të mirë dhe bën kontrast me atë të Stiven Xherrard, i cili është fotografuar duke shëtitur i lumtur me gruan dhe bijat e tij. Ndoshta ajo që ka ndikuar në humorin e Runit është edhe batuta e thënë nga Fabio Kapelo.
Kapelo e ngacmon Javën që shkoi Runi kishte inauguruar praninë e tij në fushë nën drejtimin e Hodgson, duke thënë se ndryshe nga koha e Kapelos, tani nuk ka se si të ngatërrohen për shkak të gjuhës dhe përkthimit anglisht-italisht.
Kapelo nuk ka dashur të heshtë dhe ka thënë. Pasi kam parë ndeshjen e fundit kundër Italisë ka thënë Kapelo besoj se Runi kupton vetëm gjuhën skoceze sepse luan mirë vetëm për Mançester Junajtid, ku Sër Ferguson flet skocisht.
Në ndihmë të Kapelos ka dalë edhe ndihmësi i tij, Italo Galbiati, i cili më parë e ka mbrojtur shumë herë Runin, madje edhe pas kartonit të kuq kundër Malit të Zi, kur u përpoq shumë që ti ulnin edhe dënimin. Ai ka thënë se lojtari anglez është një fatkeq, duke nënvizuar se në futboll flitet vetëm një gjuhë, ajo e topit, dhe ai nuk mund të na mësojë asgjë.
Koha për pauzë – Por Federata Angleze e Futbollit duket se dëshiron të marrë mësim nga eliminimi i tanishëm dhe nga përvoja e të tjerëve, pasi kanë qenë të shumta polemikat për lodhjen e treguar nga lojtarët angleze gjatë turneut.
FA-ja po tenton të bindë Premier Ligën që të vendosë një pauzë dimërore mes turit të tretë e të katërt të Kupës së Anglisë. Sipas asaj që shkruan Telegraph, ky argument që ka shumë mbështetësi, si Sër Aleks Ferguson, Arsen Venger dhe Roberto Mançini do të diskutohet në takimin e radhës së bordit.
Kur pauza u propozua për herë të fundit, klubet ishin dakord në parim ka thënë një zëdhënës i Premier Ligës por nuk gjetëm dot mundësinë ta fusnim në kalendar. Tashmë ekziston shpresa se mund të gjendet hapësira, për të shmangur dështime të tjera si ai i Kievit.
