E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandeli premton: Sfidë e hapur për çdo rezultat

Përgatiti: Erion ABULE

Trajneri i Italisë është i bindur për të luajtur një lojë sulmuese: Do të luajmë futbollin tonë. Do të rrezikojmë diçka, por nuk mund të kthehemi pas tani”

Prag ndeshja Itali-Gjermani dhe qetësia vendimtare e Çezare Prandelit, është një sinjal pozitiv. Unë besoj se do të shohim një sfidë tërheqëse, – ka thënë trajneri axurr gjatë konferencës për shtyp.

Do të gjejmë një skuadër të bindur, të fortë, e cila do të kërkojë të përmbysë çdo aksion. Por nga ana tjetër, ne do të bëjmë lojën tonë, do të rrezikojmë diçka, por nuk do të hedhim poshtë dy vite punë në ndeshjen më të rëndësishme. Si jemi? Mirë, të gjithë janë të riaftësuar.

Do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të madhe. Do të jetë një sfidë e hapur për çdo rezultat. Ne kemi vetëm një armë, që është ajo që do të luajmë siç dimë. Do të rrezikojmë diçka, por do të provojmë të luajmë futbollin tonë.

Nuk mund të kthehemi pas tani. Ne jemi mirë në aspektin psiko-fizik, nuk mund të kemi asnjë lloj mendimi negativ, – ka vazhduar të shpjegojë tekniku i kombëtares. Adrenalina është e njëjtë si para tri ditësh, intensiteti nuk ka ndryshuar.

E gjitha kjo mjafton për të larguar çdo formë lodhjeje. E dimë që ndeshja me Gjermaninë do të jetë ndryshe nga të gjitha të tjerat: do të përballemi kundër një skuadre të madhe, por e dimë që mund të bëjmë ndeshjen tonë. Stërvitja e fundit do të jetë vendimtare për të përcaktuar formaconin anti-Gjermani:

Kam gjithnjë dyshime, të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të më vënë në vështirësi me formën e tyre. Stërvitja do të jetë e rëndësishme për të verifikuar gjendjen dhe riaftësimin psiko-fizik. Por në përgjithësi jemi mirë. Kolegu i tij, Joakim Lëv, do ti bëjë të ditura zgjedhjet e tij pak orë para ndeshjes:

Në një farë mënyre e di se cili do të jetë formacioni i Gjermanisë, por ne jemi gati për çdo modifikim, – deklaron Prandeli, para se të ndalojë te Alesandro Diamanti, protagonist i ndeshjes së fituar me 11-metërsha në çerekfinale kundër Anglisë. Tregoi një vullnet të madh që nga fillimi, kur është thirrur të japë ndihmën e tij, ka luajtur shumë mirë.

4 gola axurrë

Mes ndeshjeve në grup dhe çerekfinales (pa përfshirë golat me 11-metërsha ndaj Anglisë), Italia ka shënuar 4 gola, duke qenë gjysmëfinalistja më pak profilike

87 goditje në portë

Në katër ndeshjet e Europianit, Italia ka goditur 87 herë gjithsej në portë, me 50 goditje në kuadratin e kundërshtarëve

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›