PR: Federate e djathte, jo fraksionim te partive

Republikanet vleresojne idene e krijimit te nje federate te djathte. Ka qene kryetari i grupit parlamentar te kesaj partie, Arjan Madhi, ai qe ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se i kane propozuar Partise Demokratike idene e nje federate mes partive te djathta dhe jane ne pritje te ndermarrjes se hapave te duhur per realizimin e nje veprimi te tille. "Jemi te paret qe e kemi idene e federates se djathte si nje domosdoshmeri per efikasitetin e ketij grupimi ne skenen politike shqiptare. Jemi kunder fraksionizmit te se djathtes, dhe nje ndarje e tille duhet te marre fund nepermjet ketij organizimi te ri, qe kurrsesi nuk do te thote shkrirje te partive te djathta ne nje parti te vetme", ka deklaruar dje Madhi. Ai ka nenvizuar se Partia Republikane eshte ne pritje te nje pergjigje pozitive zyrtare nga ana e demokrateve, te cilet sipas tij as e kane mohuar por as nuk e kane pohuar se e mbeshtesin nje ide te tille. Ideja e republikaneve per federaten me PD dhe partite e djathta ka te beje me krijimin e nje organizimi te tille, ku partite pjesemarrese te mos humbin identitetin e tyre dhe te veprojne ne bazen e nje pariteti politik, duke shkrire pikat me te mira te programit te gjithseciles per te dhene nje te djathte te mireorganizuar dhe perfaqesuese. "PD e ka vleresuar si ide por ende nuk e ka materializuar ate, prandaj jemi ne pritje te ketij vendimi. Dua te ritheksoj edhe njehere se kjo ide nuk eshte hedhur ne kushtet e nevojes per ekzistence te partise sone, e cila asnjehere nuk eshte vene ne dyshim si force reale politike ne keto 17 vjet pluralizem", eshte shprehur Madhi. Per te cilin, pavaresisht se sistemi zgjedhor proporcional rajonal i miratuar nga Kuvendi me 21 prill me voten e dy partive te medha penalizon partite e vogla, PR nuk ndjehet e rrezikuar ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2009. Pasi sipas tij, kjo parti ne cdo moment zgjedhor ka peshen e vet politike qe sjell dhe nje perfaqesim dinjitoz ne Kuvend. Por per te krijimi i nje federate te djathte, per te cilen do te vazhdoje te punoje, do te sillte dhe perfshirjen e te gjithe partive te vogla te djathta ne nje grupim perfaqesues federativ, pasi zgjedhjet e vitit 2009 do te jene me te vertete penalizuese per ta, per shkak te pragut fiktiv qe ofron ky sistem. Madhi sqaron se idene e nje federate te djathte PR e ka diskutuar dhe vendosur dhe ne nje nga mbledhjet e fundit te Keshillit Kombetar te kesaj partie.
Nderkohe qe muaj me pare, kreu republikan Fatmir Mediu u shpreh ka ardhur koha qe e djathta te dale nga faza e copezimit me interesa personale dhe te bashkohet ne baze te vlerave programore dhe politike. Me tej, duke cilesuar korrekte marredheniet e Partise Republikane me ato te Partise Demokratike, Mediu kerkoi nga Berisha qe ky i fundit te nise nje levizje brenda spektrit te djathte politik. Nderkohe ai eshte shprehur se PR-ja nuk ka humbur identitetin politik, sepse ka gjithmone korrekte ne marredheniet tona me PD, duke kerkuar dhe njehere riformatimin e se djathtes ne Shqiperi.
Ndoka
"Shprehem optimist per realizimin e idese se krijimit te nje federate te qendrueshme te se djathtes. Ky organizim do t'i sherbente planeve konkrete per reformat e nje qeverisje te mire dhe po ashtu ai do te ishte nje garanci serioze e mbeshtetjes qytetare per to", tha Ndoka kohe me pare, pavaresisht se tani eshte jashte qeverise.