E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krenar Ahmeti thyen serish ligji

Tirane - Skandali ka perfshire Gjykaten e Tiranes. Shefi i Qarkullimit Rrugor Krenar Ahmeti, nuk ka dorezuar armen por e ka mbajtur ate ne sallen e gjyqit. I ulur ne banken e te pandehurve Ahmeti mesohet ta kete mbajtur armen ne brez gjate gjithe procesit gjyqesor.

Dje ne Gjykaten e Tiranes ka startuar edhe procesi gjyqesor ne ngarkim te shefit te Qarkullimit Rrugor. Ne cilesine e te pandehurit Krenar Ahmeti eshte paraqitur i veshur me uniformen e tij bojeqielli, si dhe me pistolete ne brez. Armen mesohet se nuk e ka lene as te kontrolli ne katin e pare te gjykates, por ka kaluar pa problem, duke u ngjitur ne katin e dyte te gjykates, ne sallen ku edhe do te zhvillohej procesi i tij. Ai eshte ulur ne banken e ate akuzuarit, duke mbajtur armen e tij te sherbimit. Ne kete menyre Shefi i Qarkullimit rrugor ka thyer edhe ligjin, ne te cilet percaktohet se nuk lejohet ne sallen e gjyqit asnje person me arme pervec efektivave te togave te shoqerimit. Seanca e djeshme gjyqesore eshte shtyre nga ana e gjykatesit Martin Deda, pasi i pandehuri Ahmeti, nuk ka pasur avokat mbrojtes. Shefi i Qarkullimit Rrugor akuzohet per vepren penale te "veprimeve arbitrare"e kryer dy here. Ndaj Krenar Ahmetit eshte hapur nje gjykim pasi dy shtetas e akuzojne ate per veprime arbitrare gjate ushtrimit te detyres. Shkak eshte bere kallezimi penal i prokurores Elizabeta Bajri dhe bashkeshortit te saj avokati, Agron Bajri. Ngjarja per te cilen akuzohet Ahemti ndodhi me 17 maj ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne Tirane. Ate nate prokurorja, Elizabeta dhe bashkeshorti i saj, Agron Bajri, jane shoqeruar me force, me urdher te shefit te Qarkullimit Rrugor te Tiranes Krenar Ahmeti, ne Komisariatin numer 2 te Policise, ku jane mbajtur te pakten 3 ore. Pas incidentit, te dyja palet akuzuan njera-tjetren. Prokurorja pretendoi se automjeti ku ndodhej dhe qe drejtohej nga i vellai, ishte ndaluar ne menyre arbitrare dhe pa asnje shkak. Punonjesi i policise se Qarkullimit Rrugor, i cili kishte kryer ndalimin e mjetit, sipas pretendimit te saj, kishte kryer veprime qe shkelnin etiken. Ne vendin ku prokurorja debatonte me policet, me pas ka shkuar bashkeshorti i saj. Te dy keta me urdher te Ahmetit kane perfunduar ne komisariat, ku pavaresisht imunitetit, prokurorja ka qendruar 3 ore ne cilesine e personit te shoqeruar. Ndersa ne ngarkim te Ahmetit gjendet edhe nje kallezim i dyte penal, i cili eshte i perfshire ne fashikullin e gjykimit, pikerisht ai i qytetarit nga Durresi, Hekuran Neza, te cilit i kishte marre motorin e tij tip papaqi. Sipas prokurorise, ne deshmite e dhene perpara organit te akuzes nga qytetare te ndryshem, te cilet kane denoncuar shefin e qarkullimit rrugor Tirane, behej me dije se ai i kishte fyer dhe i kishte ndaluar ne menyre cnjerezore, duke i terhequr nga krahu dhe duke i marre mjetin me te cilin udhetonin pa te drejte. Per keto veprime te kryer Ahmeti u pezullua nga detyra me vendimin gjykate ne muajin qershor, ndersa Gjykata e Apelit Tirane pak dite me vone e riktheu ate ne detyre. Nga ana e tij Ahmeti, i ka cilesuar keto shoqerime si te drejta, duke sqaruar se ai nuk ka thyer ligjin, por thjesht ka zbatuar ate. Paralelisht me denoncimet e bera ne ngarkim te Ahmetit, vete ai denoncoi kallezuesit e tij ne prokurori, hetime te cilat u mbyllen pasi nuk kishte prova bindese, ashtu sic shprehej Ahmeti. Nga hetimet e Prokurorise rezultoi krejt e kunderta, qe qytetaret ishin ofenduar nga kryepolici.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›