E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i popullit padi per zyrtaret

Institucioni i Avokatit të Popullit, do të padisë në prokurori të gjithë zyrtarët të cilët nuk bashkspunojnë me këtë institucion në zgjidhjen e ankesave të qytetarëve. Drejtori i kabinetit të Avokatit të Popullit, Artur Lazebeu, në një intervistë për ‘AS”, sqaron se si institucion kushtetus, padia në prokurori mund të jetë një menyre drejt gjetjes së zgjidhjeve.

Artur Lazebeu, Drejtor i Kabinetit të Avokatit të Popullit thotë se gjithmonë ka hapësira për ta dërguar në prokurori një zyrtar që  dështon në bashkëpunimin e tij me avokatin e popullit ë shkelje ligji është dhe mosabashkëpunimi me avokaytine popullit.

Ndonese prej kohësh, politika ende nuk ka zgjedhur Avokatin e Popullit, komisionerët e obusmanit shqiptar, i kanë dhënë zgjidhje ankesave në 22 % të rasteve kur qytetarët kanë kërkuar zgjidhje.

Institucioni i Avokatit të Popullit u krijua në vitin 2000 dhe që prej asaj kohe ka trajtuar me mijëra kërkesa të qytetarëve që kanë pretenduar shkelje nga administrata shtetërore.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›