Pushon dialogu teknik, paralajmërohet dialogu i vërtetë
BRUKSEL- Dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit do të pushojë. Kjo pasi lehtësuesi i BE-së Robert Cooper, nuk ka arritur që të bindë Borislav Stefanovic të takohet me Edita Tahirin në Bruksel, më 18 tetor, për të biseduar për energjetikën, telekomin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
Ndërkohë gjatë vizitës së zyrtarit të lartë të BE në Beograd, Stefanovic i ka kërkuar Cooper që që të bisedohet edhe për çështjen e pikëkalimeve kufitare në Jarinjë e Bërnjak, raporton Koha Ditore.
Burime të tjera diplomatike kanë shpjeguar se “ngërçi” në dialogun teknik nuk do të tejkalohet dhe se në këtë mënyrë procesi i takimeve të përbashkëta mes Stefanovic, Tahirit e Cooperit do të pushojë
Sipas diplomatëve evropianë, dialogu teknik e ka arritur efektin që është planifikuar që në fillim e që është “thyerja e akullit të bisedimeve”. Pas zgjedhjeve në Serbi, diplomatët presin që mes Kosovës dhe Serbisë të nisë dialogu i vërtetë.
(e.m/BalkanWeb)