Djali i Remzi Hoxhës: Drejtësia mos të vonojë, të ekstradohet Ilir Kumbaro
PRISHTINË- Ardian Hioxha djali i Remzi Hoxha biznesmeni i rrëmbyer dhe më pas i ekzekutuar në vitin 1995 i këkon Gjykatës së Lartë të Shqipërisë që të mos vonojë vendimin mbi cështjen ndaj Ilir Kumbaros, ish-shikasit që rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku babain tim, Remzi Hoxhën, 16 vite më parë.
“ Jemi këtu për t’i treguar Drejtësisë së Shqipërisë se vendimi i tyre i stërvonuar është duke u pritur nga çdo Shqiptar, kudo që jeton. Ky vendim do t’i dëshmojë çdo Shqiptari nëse në Shqipëri ka Drejtësi, apo Drejtësia është akoma e ozurpuar nga klanet mafioze shtetërore”,- u shpreh Hoxha.
Djali i biznemenit të vrarë nëpërmjet një konference për mediat bën publike faktin se Shaqa Shatri është gjallë, pasi ky i fundit denonsoi në NEWS24 mënyrën si iu vodh identiteti nga Ilir Kumbaro.
“Sot jemi para jush për të ritheksuar se Shaqa Shatri është gjallë. Pak ditë më parë ishim dëshmitarë të dokumentarit në NEWS24 të Shaqa Shatrit i cili akoma është i gjallë dhe jeton në fshatin Kushnin të Kosovës. Ai në detaje tregoi se si i është vjedhur dokumentacioni dhe identiteti i tij, dhe u deklaruar se e dënon vjedhjen e identitetit të tij nga Ilir Kumbaro dhe përfitimet e tija nga Qeveria Britanike në emrin e tij”,- thekson Hoxha.
Djali i biznesmenit të vrarë në 1995 kërkon që të vendoset drejtësi për vdekjen e të atit, duke kërkuar ekstradimin e Ilir Kumbaros në Shqipëri.
“Sot jemi ketu për të kërkuar nga Drejtësia Shqiptare që të vendos për të drejtën, duke urdhëruar ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri, dhe të na e dëshmojë se në Shqipëri ka drejtësi. Të na dëshmojë se në Shqipëri mundtë jetohet. Të na dëshmojë se Shqipëria nuk i zhduk dhe vret më Shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova. Për 16 vite jemi duke pritur për drejtësi. Për 16 vite po kërkojmë fatin e babait tim. Për 16 vite po kërkojmë eshtrat e tija”,- thekson Ardian Hoxha.
(e.m/BalkanWeb)