“Grabitja e shekullit”, Shqiptari: Paratë për motrën e sëmurë
ATHINE- 30 vjecari shqiptar, i akuzuar për grabitjen e degës së një banke në aeroportin e Athinës, ka pranuar krimin dhe është shprehur i penduar për të. Ai ka deklaruar se e ndërmori këtë akt, për të ndihmuar motrën e tij të sëmurë.
Avokati i shqiptarit në këtë cështje, Mihalis Dimitrakopulos, shprehet në një deklaratë se "I akuzuari ka hyrë në bankë dhe ka kryer grabitje pa dhunë. 30 vjecari e kreu grabitjen për të ndihmuar motrën e tij me aftësi të kufizuara dhe është penduar për këtë”.
Për grabitjen e ndodhur në 2 Tetor në aeroportin “Elefterios Venizelos” janë arrestuar 5 persona, ndër të cilët 4 shtetas grekë të moshës 23, 43, 30, një femër 23 vjeçare dhe një 30 vjeçar i shtetësisë shqiptare, të cilët akuzohen se planifikuan, organizuan dhe morrën pjesë në kryerjen e grabitjes.
Si projektua “grabitja e shekullit”
Sipas njoftimit të policisë, 23 vjeçari grek, punonjës i degës së bankës, e kishte menduar grabitjen që në fillim të verës dhe për këtë kërkoi ndihmën e 30 vjecarit grek, i cili e kontaktoi me 30 vjecarin shqiptar. Gjatë disa takimeve mes palëve, i riu e këshilloi shqiptarin sesi të veprojë dhe sugjeroi se dita e përshtatshme dhe koha për të kryer grabitjen ishte e diela pasdite.
Fillimisht ishte planifikuar që grabitja të bëhej të dielën në 18 Shtator, por për disa pasiguri u shty për në 2 Tetor.
Për të shmangur çdo dyshim, shqiptari informoi zyrtarët e dëgës së bankës për identitetin e “teknikëve” të kompanisë së mirëmbajtjes së bankomatëve.
Si u krye grabitja
Të dielën e 2 Tetorit shqiptari shkoi vetëm në aeroport me taksi dhe si një punonjës i kompanisë së mirëmbajtjes së bankomatëve, kërkoi nga punonjësi 23-vjeçar (bashkëpunëtori në grabitje) për ta lejuar të hyjë në degën e bankës.
Pas hyrjes në bankë, 23 vjeçari i hapi derën e dhomës, ku ishin duke u numëruar paratë e kasafortës. 30 vjecari shqiptar, shtyu me dhunë 23 vjeçarin, për të shmangur dyshimet siç ishte planifikuar dhe kërcënoi me një pistoletë punonjësit, ndërkohë që kishte mbuluar fytyrën e tij me një shall dhe kishte veshur doreza kirurgjie.
Pasi detyroi punonjësit të dorëzojnë të hollat që ndodheshin në kasafortë, i kërkoi 23 vjeçarit t’i vendoste paratë në një qese dhe lidhi dy punonjësit e tjerë me litar.
Pas marrjes së 1.481.374 € dhe gjithe mjeteve të veta, doli nga banka dhe hipi në një taksi, e cila e coi në zonën e Exarchia, pranë shtëpisë së tij.
Arrestimet
Të premten pasdite, u identifikua fillimisht 30 vjecari shqiptar, gjë për të cilën ndihmoi shoferi i taksisë që e dërgoi nga aeroporti në shtëpinë e tij. 30 vjecari u identifikua edhe nga zyrtarët e degës bankare si autori i vjedhjes. Pas identifikimit dhe arrestimit të shqiptarit, policia gjeti dhe arrestoi edhe bashkëpunëtorët e tij në këtë grabitje.
Provat e gjetura
Në kontrollin që u krye në shtëpi dhe vendin e punës së 30 vjecarit u gjetën dhe konfiskuan:
-2 pistoleta
-622 fishekë të kalibrave të ndryshme.
-Dy krëhëra me fishekë
-Një jelek antiplumb.
-7.795 Euro.
-739.530 Euro.
-31.066 $ Amerikanë
-1770 $ Kanadezë
-200 Franga Zvicerane
-280 $ Australianë
-10.000 Yen
-8.990 Paund
Gjithsej janë gjetur dhe konfiskuar (1.041.205 €)
Të arrestuarit janë dërguar në gjykatën e Shkallës së parë në Athinë.
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera FOTO: Greqi, “Grabitja e shekullit”, ja 1 481 374 € të vjedhura nga shqiptari