E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushon shiu terhiqet uji nga rruget

Permiresohet situata ne zonat e permbytura. Problem furnizimi me uje te pijshem

Nderprerjet e shirave ka permiresuar ndjeshem situaten e zonave te permbytura ne kete fillim jave. Akset kombetare funksionojne normalisht por reshjet e shirave kane krijuar probleme me furnizimin me uje te pijshem ne Fier dhe Vlore.

Keshtu pas permbytjeve masive qe ndodhen dy dite me pare ne zonen e Nenshkodres dhe Mbishkodres dje situata eshte permiresuar ndjeshem. Nderprerja e reshjeve te shiut dhe mosshkarkimet nga hidrocentralet e ngritura mbi kaskaden e lumit Drin kane bere qe uji te terhiqet nga zonat e permbytura. Rruga kombetare Shkoder-Tirane dhe ajo qe lidh Shkodren me Velipojen dhe Dajcin kane funksionuar normalisht. Nderkaq uji eshte larguar dhe nga dy lagjet periferike te Shkodres Ajasem dhe Bahcallek ku gjate se enjtes kishte arritur ne lartesi mbi nje meter. Gjithashtu dhe ne Malesi te Madhe intensiteti i prurjes se perrenjve ka rene ndjeshem cfare ka bere qe situata te shkoje drejt normalizimit.

Nderkaq ministri i Ekonomise dhe Energjetikes Ilir Meta garantoi dje permiresimin e situates hidrike ne kaskaden e lumit Drin. Sipas tij niveli i shkarkimeve ka rene dhe ne hidrocentralin e Vaut te Dejes ky nivel eshte zero. Edhe njehere tjeter dua te konfirmoj se menaxhimi i kaskades se Drinit ka qene dhe mbetet i shkelqyer tha Meta. Eksporti qe ka bere KESH-i gjate muajit te fundit ndikoi ne uljen e nivelit te ujit ne hidrocentralin e Fierzes per ta pasur si nje mundesi hapesire per te manovruar ne rastin e reshjeve te paparashikuara. Ne do te vazhdojme programin e eksportimit ne menyre qe nivelet te mbahen sa me optimale si ne Fierze ashtu edhe ne hidrocentralet e Komanit dhe te Vaut te Dejes tha ministri duke falenderuar drejtuesit e KESH-it per punen e bere. Por me gjithe kete panorame optimiste problemet e shkaktuara nga permbytjet jane ende te pranishme. Keshtu mbetet e pakalueshme rruga Shkoder- Hani i Hotit dhe rruga qe lidh Shkodren me Dukagjinin. Nderkaq gjate ketyre diteve te fundit edhe lumi i Matit ka shenuar prurje te pazakonta uji. Shkak i shtimit te ketyre prurjeve jane bere reshjet e dendura te shiut te cilat nisen qe me fillimin e kesaj jave. Ne kaskaden e ketij lumi funksionojne dy hidrocentrale ai i Ulzes dhe Shkopetit te lidhur me sistemin unik energjetik te vendit tone secili me fuqi te instaluar prej 25 megavat. Burime nga keto hidrocentrale konfirmojne per Shqip se prurjet e ujit gjate ketyre diteve kane shenuar nivele rekord si pasoje e reshjeve te dendura te shiut. Keshtu sipas specialisteve te ujit ne keto hidrocentrale prurjet e ujit kane shkuar ne 1200 metra kub per sekonde ose tre here me te larta se prurjet e konsideruara maksimale nder vite ne kete basen ujor. Prej ditesh te dy keto HEC-e punojne me kapacitet te plote por megjithate prurjet e jashtezakonshme kane detyruar hapjen e portave ku derdhen 800 metra kub uje ne sekonde. Punonjesit e HEC-it te Ulzes mbajne nen vezhgim te rrepte pa nderprerje treguesit e nivelit te ujit per ti mbajtur ne limitet e lejuara. Nderkohe pervec HEC-ve nga vershimet e ujit te lumit te Matit jane vene ne rrezik edhe toka oborre shtepish dhe dhjetera banesa ne lagjen Myze te fshatit Zenisht ne Komunen Lis. Po keshtu permbytje jane shkaktuar edhe ne Skuraj ku eshte permbytur nje pjese e rruges se vjeter qe lidh Milotin me Lezhen. Nderkaq ne Fier dalja nga shtrati i lumit Vjose ka demtuar stacionin e pompave ne Kafaraj te Frakulles nga ku furnizohet me uje te pijshem qyteti dhe disa rrethina te tij. Permbytja e stacionit te pompave ka bere qe uji te jete i turbull dhe pas analizave te kryera nga autoritetet shendetesore ne rreth i eshte kerkuar popullates te mos konsumoje ujin e cezmave deri ne nje kohe te pacaktuar.

Pergjegjesi i Inspektoratit te Higjienes prane Drejtorise se Shendetit Publik ne Fier Nuredin Kallashi ka preferuar daljen publike per tu bere thirrje konsumatoreve familjare dhe atyre private qe ta shmangin ujin e cezmave nga konsumi. Kallashi ka shpjeguar se lumi Vjose doli nga shtrati diten e enjte dhe ka permbytur vendburimet nga ku furnizohet qyteti i Fierit Levani dhe nje pjese e madhe e periferise se tij. Menjehere u mblodh shtabi i emergjences dhe u moren masa te menjehershme. Puset qe u permbyten u ndalen per momentin dhe nuk u futen ne linje. Tek ata u dyfishua doza e klorit. U komunikua me komunitetin e Fierit me anen e daljeve publike qe qytetaret te kishin kujdes ne perdorimin e ujit ka sqaruar pergjegjesi i Inspektoratit te Higjienes Nuredin Kallashi. Nderkohe furnizimi me uje te pijshem mbetet problem edhe per qytezen e Selenices. Permbytjet e dy diteve me pare kane demtuar depot dhe pritet qe vetem pas pastrimit te tyre te nise furnizimi normal i qytetit me uje te pijshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›