Shqiptaret arratisen nga burgu i sigurise se larte
Tre shqiptare u arratisen nga burgu i sigurise se larte ne Greqi pasi prishen tavanin e qelise dhe ecen mbi tarrace. Roja i pa por nuk mundi te bente asgje per ti ndaluar. Mediat greke raportojne se tre te rinj te denuar u arratisen ne menyre spektakolare te marten. Sipas informacioneve te sajteve greke tre te burgosurit fillimisht thyen krevatet e tyre ne qeli dhe me pas me hekurat e tyre prishen tavanin. Deri ne ato momente nuk kishte kuptuar askush asgje. Tre te burgosurit u ngjiten ne tarrace dhe filluan te ecin drejt daljes. Roja i pa por ishte shume vone per te qe te bente dicka per ti ndaluar. Tre te rinjte munden te dalin nga burgu dhe per fat te mire ishte alarmi qe dha roja ai qe vuri ne levizje strukturat e Ministrise se Mbrojtjes duke i shpetuar keta te fundit nga nje skandal i madh sepse pas tyre do te dilnin edhe te tjere te burgosur. Do te ishte vertet nje skandal i padegjuar ndonjehere nese boshatisej burgu dhe askush nuk do te kishte vene re asgje thuhet ne mediat greke. Sipas raporteve te ketyre te fundit tre te arratisurit jane shqiptari Ermal Rrapa i cili eshte i denuar me nje vit e nente muaj heqje lirie per armembajtje pa leje dhe fyerje Fitus Kostas Haxhanis i denuar me dy vjet e dy muaj per trafik klandestinesh dhe i fundit eshte identifikuar si Klasdi Keliciu i denuar me 21 muaj heqje lirie per mbajtje te mallrave te vjedhura.