E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikuan 80 kg hashash Lazarati tete nen akuze

Dosja

Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimet per tete persona te akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Nen akuze jane vene Agim Avduli Mareglen Comani Fatjon Comani Armando Alushaj Andrea Gjergji Ilir Malaj Alfons Buzheri dhe Bako Buzheri te cilet kane tentuar te trafikojne 80 kilograme hashash Lazarati. Lenda narkotike eshte kapur ne daten 28 maj 2010 dhe eshte siguruar ne fshatin Lazarat nga ana e Armando Alushajt. Nga bisedat e datave 26 27 dhe 28 maj 2010 te realizuara nga ana e pandehurit Armando Alushaj rezulton se ai ka luajtur nje rol te rendesishem ne gjetjen e lendes narkotike ne transportimin e saj ne gjetjen e bleresit dhe dergimin e lendes narkotike ne Kosove. Sipas akuzes Armando ka biseduar me Andrea Gjergjin duke i premtuar atij se do te gjente hashash ne Lazarat. Andrea Gjergji ka biseduar me nje person nga Kosova dhe ka rene dakord qe lenda narkotike do te shkoje ne Kosove. Ne date 27 maj nuk eshte bere e mundur mbledhja dhe transportimi i lendes narkotike sic ishte lene dakord. Ne daten 28 maj Iliri ka shkuar ne Shkoder ku priste Armandon dhe lenden narkotike si transportuesin e lendes narkotike sipas marreveshjes me Armandon. Droga eshte kapur rruges per ne Shkoder pasditen e dates 28 maj. Lenda narkotike shoqerohej nga disa makina dhe pas nderhyrjes se policise ajo eshte sekuestruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›