E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pushteti i drogës”, turqit sundues në Francë, droga nga Shqipëria

Një raport sekret i policisë franceze citon se trafiku i heroinës në verilindje të vendit kontrollohet nga emigrantët turq, të cilët bashkëpunojnë ngushtë me emigrantët shqiptarë.

“La Figaro”, duke iu referuar raportit të Departamentit të Inteligjencës Kundër Krimit të Organizuar, thotë se turqit duke bashkëpunuar me trafikantët në qytete të tjera arrijë të çojnë ngarkesa droge në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.

Ministria e Brendshme e Francës ka vendosur të rrisë masat e sigurisë për këtë çështje. Nga një llogaritje e bërë së fundmi tregohet se francezët konsumojnë rreth 2 miliardë euro në vit për droga ilegale, transmeton BW.

Grupet kriminale me të cilët turqit bashkëpunojmë më së shumti janë emigrantët shqiptarë.

Raporti vjen pas arrestimit një javë më parë të 42 shtetasve shqiptarë në Francë. Ata u kapën pas dy vjet hetimesh nga antidroga.

Prezenca shqiptare në trafikun e drogës në Francë dhe në Evropën Perëndimore daton në vitin 1990.

Profesori i Universitetit të New Yorkut, Mark Galeotti vlerëson se Gjermania, Zvicra, Belgjika dhe Greqia numërojnë në tregun ilegal të drogës rreth 300 mijë emigrantë shqiptarë ilegalë, shifër nisur kjo që nga viti 1991.

Për më tepër ai shkruan se rreth 70% e heroinës së trafikuar në Evropë është shqiptare, e menaxhuar sigurisht nga bashkëpunimi me grupet turke, madje duke kapërcyer kontinentin, bashkëpunim me prodhuesit e opiumit në Azinë Qendrore dhe Afganistanin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›