Putin: Asgjë nuk do të cënojë Lojrat Olimpike
Moskë - Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin është përpjekur të mbrojë investimet prej plot 6.8 milirdë dollarëve për projektet e Lojrave Olimpike. Putin ka siguruar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik (IOC), se problemet ekonomike të Rusisë nuk kërcënojnë financimin e Lojrave Olimpike Dimërore që parashihet të mbahen në Soqi të Rusisë në vitin 2014. Ai është shprehur se Moska zyrtare do të bëjë të pamundurën që të mos cënohet asgjë nga organizimi i Lojrave Olimpike.