E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdoan: Nuk do të lejojmë askënd që të luajë me nderin tonë

Ankara - Kriza e Davosit ishte edhe dje në axhendën e Kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë një aktiviteti me anëtarë të partisë së tij, Erdogan tha se "Nuk do të lejojmë askënd që të sillet pa respekt kundrejt Kryeministrit të Turqisë." Erdogani fajësoi edhe median, që në vend të Kryeministrit të Republikës së Turqisë, merrte në kuadër të tjerë dhe mbronte brutalitetin.

Shefi i ekzekutivit turk ka rikutjuar fjalët e liderët kombëtar Ataturk të thëna në luftën e Çanakkalasë. "Unë nuk ju kërkoj të luftoni, por të vdisni. Nga njëra anë do të jesh një pasardhës i një kombi të ardhur nga këto luftëra. Nga ana tjetër do të mendosh se çfarë thotë njëri apo tjetri. Sigurisht që do të mendojmë shumë. Do të krijojmë njëherë një ide dhe më pas do të mendohemi 1000 herë. Por nuk do të lejojmë askënd që të luajë me nderin tonë." " citoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›