E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vapa përvëluese, të paktën 30 viktima

Sidnej - Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Australi pas motit të nxehtë që ka vazhduar prej mëse katër ditësh. Autoritetet bëjnë të ditur se situata po vështirësohet përditë e më shumë teksa temperaturat e katër ditëve të fundit nuk kanë rënë nën 43 gradë celcius.

Australia po përjeton ditët më të nxehta të 100 viteve të fundit. I pari ministër për ndryshimin e klimës në këtë vend, Penny Ëong, shprehet se “Temperaturat anormale janë një tregues i vërtetë i ndryshimit të klimës”. Vapa e madhe ka bërë që rreth 500 mijë shtëpi në Melburn të mbeten pa energji elektrike për shkak të prishjeve në rrjetin transmetues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›