E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Mund të bëhem përsëri President

Kryeministri rus, Vladimir Putin ka lënë të nënkuptohet se mund të rikthehet në postin e tij të vjetër në Kremlin, por jo përpara se të mbarojë mandati i aleatit të tij, presidentit Dimitri Medvedev në vitin 2012. Pyetjes së gazetarëve nëse do të përjashtonte mundësinë të rikthehej vitin e ardhshëm në presidencë, Putini u përgjigj: "Zgjedhjet e ardhshme në Federatën Ruse janë në vitin 2012, do të na duhet të përfundojmë këtë kohë, pastaj do të shohim". Medvedevi shkaktoi muajin e kaluar spekulime për një rikthim të shpejtë të Putinit në Kremlin, pasi propozoi papritur zgjatjen e mandatit presidencial në gjashtë vjet. Kjo lëvizje, që u konsiderua nga shumë persona se kishte si synim të ishte në dobi të Putinit, u dërgua menjëherë në parlament. Por Putini u tha gazetarëve se ishte i kënaqur me lidhjen zinxhir të qeverisë. Kjo i ka bërë dy liderët të bashkëpunojnë ngushtë, megjithëse mendohet se Putini ka pushtet më të madh. "Kemi krijuar një lidhje zinxhir shumë efektive me presidentin Medvedev. Kemi punuar së bashku për shumë vite", tha kryeministri i Rusisë Putin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›