E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa, ul normën e interesit

Europa zgjedh një politikë monetare ekspansive për t'i bërë ballë recensionit. Banka Qëndrore Europiane ka ulur normën e interesit, duke zvogëluar kështu koston e parasë. Banka Qëndrore Europiane ka ulur cmimin e parasë me tre të katërtat, duke e cuar koston e monedhës europiane nga 3.25 përqind në 2.5 përqind. Kjo është një ulje shumë e madhe e normës së interesit , pas uljeve të tetorit dhe nëntorit, që u ndërmorën për të përballuar krizën ekonomike financiare dhe për t'iu kthyer besimin tregjeve e konsumatorëve. Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, GDP-ja e vendeve të zonës euro, në tremujorin e tretë të vitit, ka rënë me 0.2 përqind. E njëjta vlerë është regjistruar edhe për të gjithë zonën e bllokut 27 vendësh. Kjo është rënia e dytë radhazi e GDP-së, që konfirmon zyrtarisht fazën e recensionit. Ndërkohë që edhe Banka e Anglisë ka ulur normën e interesit të monedhës vendase me plot një pikë, duke e cuar në 2 përqind. Një masë e njëjtë është marrë edhe nga Banka Qendrore e Zvicrës, që e ka reduktuar në 1.75 përqind normën e interesit, që është ulja më e madhe që nga viti 1992.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›