E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Rusia mund të njohë pavarësinë e Kosovës

Rusia mund të njohë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri rus Vladimir Putin nuk e ka përjashtuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, nëse me këtë gjë do të pajtohej edhe Serbia. I pyetur pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Putin ka thënë se mundësitë ekzistojnë, por gjithnjë në linjë me të drejtën ndërkombëtare. "Kjo mund të ndodhë duke marrë parasysh qëndrimin e palëve, e veçanërisht të Serbisë", ka thënë Putin. Rusia, një aleate tradicionale e Serbisë, e ka kundërshtuar vazhdimisht pavarësiminë e Kosovës. Bllokimin më të madh për Kosovën Rusia e ka bërë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ka të drejtë vetoje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›