Putin akuzon SHBA-të për protestat post-zgjedhore

Putin tha se Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton “ka vendosur tonin e disa prej veprimtarive të opozitës. Ajo u dha atyre një shenjë, ata e kuptuan shenjën dhe filluan punën aktive”.
Monitoruesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë shprehur shqetësime lidhur me shkallën e manipulimit.
Kryeministri rus akuzoi protestuesit se veprojnë “në përputhje me skenarin e njohur mirë dhe në interesin e tyre politik mercenar ”.
“Associated Press” citon Putinin të ketë paralajmëruar se të gjithë personat që punojnë për qeveritë e huaja duke influencuar në politikën ruse do të dalin para ligjit. Shumica e rusëve nuk e duan atë lloj përmbysjeje politike që ka ndodhur vitet e fundit në Ukrainë dhe Kirgizistan, shtoi ai.
Mbi 800 protestues janë arrestuar nga forcat e sigurisë teksa protestonin kundër manipulimit të zgjedhjeve në qendër të Moskës./Start/F. Prroni/
2011-12-08 12:13