E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje bore në qarkun e Kukësit

 Reshje dëbore ka pasur thuajse në të gjitha komunat e Qarkut të Kukësit, që nuk i kalon 5 centimetra.

Reshje dëbore ka pasur edhe në qytetin e Kukësit, por për shkak të lagështirës së madhe si rrjedhojë e reshjeve të shiut gjatë mesditës dëbora ka shkrirë menjëherë.

“Pavarësisht përkeqësimit të motit nuk ka ndonjë shqetësim, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Vetëm nga drejtuesit e mjeteve kërkohet më shumë vëmendje për shkak të lagështirës së madhe të krijuar”, ka thënë drejtori i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, Arben Basha. Reshjet e shiut e të dëborës nisën pas mesditës dhe ato po vazhdojnë pandërprerje në të gjithë zonën verilindore./Start/

                                                                                             2011-12-08 15:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›