E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin i bindur për fitoren e kandidatit të tij në bashkinë e Moskës

MOSKË - Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh sot i bindur për fitoren e kandidatit të tij në zgjedhjet për bashkinë e Moskës, kryebashkiakut aktual, Sergei Sobianin, duke vlerësuar se qyteti nuk kishte nevojë për një kryebashkiak me pikëpamje të theksuara politike.

I pyetur nëse besonte në fitoren e kandidatit të tij, ai u përgjigj: "Po, sigurisht që besoj, jam i sigurt", citon faqja zyrtare e Kremlinit në internet.
"Pjesëmarrja e presidentit në ceremoninë e inaugurimit të bashkisë së Moskës figuron në axhendën e tij të enjten e ardhshme", citojnë burime nga Kremlini.

"Qytetet e mëdha nuk kanë nevojë për kryebashkiakë me pikëpamje të theksuara politike. Atyre u duhen njerëz dinamikë dhe pragmatikë, madje do të thosha edhe të depolitizuar, duhen teknikë që dijnë të punojnë", shtoi ai. 

Kryebashkiaku aktual i Moskës, Sergei Sobianin është favorit sipas sondazheve për fitore me 60 për qind të qytetarëve në favor të kandidaturës së tij ndaj 20 për qind në favor të Aleksei Navalnit, kundërshtarit politik numër një të presidentit, Vladimir Putin.

(a.k/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›