Spanja sfidon Google me ‘të drejtën për t’u harruar’ në BE
Nëse njerëzit kanë të drejtë të fshijnë foto dhe përditësime në Facebook dhe Twitter, a kanë gjithashtu të drejtë t’iu hiqen informacionet e tyre personale nga motorët kërkimorë?
Evropa është përballur shumë me këtë pyetje në vitet e fundit dhe gjykata më e lartë e Spanjës i ka kërkuar Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. të vendosë nëse kërkesa nga qytetarët spanjollë për të fshirë të dhënat nga motori i kërkimit të Google janë të ligjshme.
Në një rast të cituar nga gjykata e Spanjës, një njeri është duke kontestuar shfaqjen e përsëritur të një njoftimi të vjetër rreth riposedimit të shtëpisë së tij në Google News, edhe pse ai e kishte zgjidhur këtë mosmarrëveshje vite më parë.
E drejta për t’u harruar është shqetësimi i fundit nga shumë çështje të privatësisë për gjigandin e uebit: disa anëtarë të BE-së kanë pohuar se Google është duke thyer ligjin e ri evropian me politikën e saj të privatësisë dhe kompanitë e tjera si Apple dhe Microsoft kanë qenë të sfiduar mbi kontrollin e privatësisë.
Google ka thënë për Reuters se “ne mbështesim të drejtën për t’u harruar dhe mendojmë se ka shumë mënyra për ta aplikuar atë në motorët e kërkimit në mënyrë që mbron të drejtën e privatësisë dhe të drejtën për shprehjen e lirë”, por ka shumë dallime filozofike në mënyrën se si këto të drejta janë interpretuar në të gjithë botën, të cilat mund të komplikojnë fushën rregullatore për Google dhe të tjerë.
Komisioneria e BE-së për drejtësinë dhe të drejtat themelore, Viviane Reding, ka propozuar rregulla për të drejtën për t’u harruar në Parlamentit Evropian. Reding thotë se “në qoftë se një individ nuk dëshiron më që të dhënat e tij personale të përpunohen ose të ruhen nga një kontrollues i të dhënave dhe në qoftë se nuk ka asnjë arsye legjitime për t’i mbajtur ato, të dhënat duhet të hiqen nga sistemi i tyre”, por ajo gjithashtu vëren se ka raste kur e drejta për t’u harruar nuk është absolute, si në arkivat e gazetave.
(a.k/krokodili/BalkanWeb)