Celet sipari i edicionit te 50 te Festivalit te Kenges ne RTSH.
Mbreme ne sallen e Pallatit te Kongreseve u cel sipari i edicionit te 50 te Festivalit te Kenges ne RTSH, me nje hapje shume origjinale, ne nje bisede shume te ngrohte mes prezantuesit Nik Xhelilaj dhe nje vogelusheje me emrin Anja. Bisede, e cila ishte e ndertuar ne ate forme, ku ne thelb te saj mbante titujt e kengeve te kenduar nder vite. Me pas, kori i perbere nga 70 femije, solli nje kolazh me kenget me te bukura te te gjitha viteve. Pas ditesh te tera pergatitjesh, ne sallen e provave te RTSH-se, si fillim dhe me pas, ne skenen qe mban firmen e skenografit Bashkim Zahaj, kengetaret ia linin radhen njeri-tjetrit. Nje skene moderne, e mbeshtetur me se shumti ne lojen e dritave qe e ben edhe me te madh shkelqimin e nje jubileu. Por, padyshim, pika me e forte e ketij edicioni eshte interpretimi live, i cili ne kete jubile eshte 100% live, si nga kengetaret, ashtu edhe nga orkestra dhe banda muzikore. Peshen e emocioneve te hapjes se konkurrimit te ketij edicioni kaq te rendesishem, i takoi ta mbante nje kengetare shume e re, Gerta Mahmutaj, e cila eshte vetem ne hapat e pare te karrieres se saj, pasi kengetaret dalin ne skene sipas nje shorti, qe kane hedhur me pare ndermjet njeri-tjetrit. Ajo kendoi kengen 1352 ne fondin e muzikes sone. Duke qene se eshte nje jubile, nuk ka se si te mos i kushtohej vemendje edhe festivaleve ne vite. Ne formen e nje minidokumentari ishte menduar qe te silleshin ne memorien e publikut te gjere, festivalet qe kane lene gjurme ne historikun e muzikes se lehte shqiptare, si p.sh.: Festivali i pare ne RTSH, i cili pati jo nje, por tre kenge qe fituan cmimin e pare, apo intervista qe ishte marre z. Abdulla Grimci, i cili eshte drejtori i pare i Festivalit, ne vitin 1962. Kengetarja Entela Zhula mesoi gjithashtu se ishte kengetarja e 199 femer, qe kishte marre pjese ne festivalet e bera deri me tani. Kengetarja Samanta Karavella solli nje balade, e cila kishte per autor teksti Pandi Lacon dhe kompozitor Genti Myftarain. Performace shume te mire bene edhe dueti i pandashem Endri-Stefi, te cilet sollen nje kenge dashurie, me tekst te Timo Fllokos. Nuk munguan as kengetaret e ardhur edhe nga trojet shqiptare, sic ishte edhe Rona Nushliu. Plot 33 kengetare kosovare kane marre pjese ne 20 vjetet e fundit ne festivalet e fundvitit ne Shqiperi. Ashtu si cdo gje tjeter, edhe imazhi i prezantuesve dhe i te gjithe kengetareve konkurrues, ishte kuruar me shume kujdes nga drejtori i Imazhit te Festivalit, Joni Peci.
Nata e pare e festivalit
1. Pyete Zemren
G. Mahmutaj / F. Shehu / R. Radi
2. Ndjehem Bosh
E. Zhula / E. Veizaj / E. Zhula
3. Kengen time merr me vete
B. Alibali / B. Alibali / J. Papingji
4. Zgjome nje tjeter enderr
S. Karavella / G. Myftaraj / P. Laco
5. Mbi cdo iluzion
E&S. Prifti / V. Prodani / T. Flloko
6. Suus
R. Nishliu / F. Boshnjaku / R. Nishliu
7. Me kerko
R. Delia / L. Zhegu / R. Delia
8. Vlen sa nje jete
M. Billo / K. Qafoku / A. Duka
9. Kur te pash
C. La Regina / F. Scaravaglione / C. La Regina
10. Aty ku me le
H. Matmuja / Sh. Kushta / A. Tufa
11. Dorezohem
O.Huta / A. Kondi / T. Hyska
12. Kthehem prape
A. Goci / A. Goci / K. Shehu
13. Kristal
E. Deda / E. Deda / S. Marsi
14. Ti nuk mundesh
E. Rama / F. Asllani / I. Hoxha
Nata e pare e festivalit
1. Pyete Zemren
G. Mahmutaj / F. Shehu / R. Radi
2. Ndjehem Bosh
E. Zhula / E. Veizaj / E. Zhula
3. Kengen time merr me vete
B. Alibali / B. Alibali / J. Papingji
4. Zgjome nje tjeter enderr
S. Karavella / G. Myftaraj / P. Laco
5. Mbi cdo iluzion
E&S. Prifti / V. Prodani / T. Flloko
6. Suus
R. Nishliu / F. Boshnjaku / R. Nishliu
7. Me kerko
R. Delia / L. Zhegu / R. Delia
8. Vlen sa nje jete
M. Billo / K. Qafoku / A. Duka
9. Kur te pash
C. La Regina / F. Scaravaglione / C. La Regina
10. Aty ku me le
H. Matmuja / Sh. Kushta / A. Tufa
11. Dorezohem
O.Huta / A. Kondi / T. Hyska
12. Kthehem prape
A. Goci / A. Goci / K. Shehu
13. Kristal
E. Deda / E. Deda / S. Marsi
14. Ti nuk mundesh
E. Rama / F. Asllani / I. Hoxha