E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga janari, te gjitha ushqimet me etiketa Luljeta Ndoka



Merr fund “epoka” e informalitetit dhe pasigurise, sa i perket produkteve ushqimore. Te pakten keshtu pretendon Bashkia e Tiranes, e cila ka publikuar dje nje mase tjeter ne dobi te konsumatoreve. Nenkryetari i bashkise, Edmond Panariti, beri te ditur se duke nisur nga viti i ardhshem do te hartohet nje etikete “tip” (format), e cila do te permbaje krahas cmimit dhe artikullin ushqimor te cilit ky cmim i referohet, cilesine dhe vendin e origjines. “Konsumatori deshiron te dije edhe prejardhjen e produktit, pra eshte produkt vendi apo importi. Kjo i sherben pa dyshim jo vetem transparences ndaj konsumatorit, ndaj bleresit, por i sherben edhe gjurmueshmerise se produktit. Neser, pasneser, cdo problem qe ky produkt mund te kete, ne raport me konsumatorin, dihet edhe vendi i origjines dhe kjo i sherben natyrisht edhe Inspektoriatit, per te monitoruar dhe gjurmuar burimin e problemit, nese ai do te ekzistoje”, tha Panariti. Panariti garantoi se mbrojtja e konsumatorit nga abuzimi me cmimin e mallit nuk eshte vetem nje fushate, por do te jete e mirorganizuar dhe e strukturuar. ”Mbrojtja e konsumatorit eshte prioritet absolut i Bashkise se Tiranes”, tha Panariti. Gjate kontrolleve te djeshme prane minibashkise nr. 2, Panariti u shpreh se ka pasur disa diferenca mes cmimeve ne varesi edhe te afersise se tregut ne raport edhe me qendren e qytetit, por pergjithesisht cmimet jane nen kontrollin e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit. “Ajo qe une doja te jepja si mesazh, eshte qe ne besojme shume te transparenca ndaj konsumatorit, ndaj dhe sot kemi insistuar qe cmimet te afishohen, cmimet te jene prezente ne menyre te dukshme, kudo ku tregtohen mallra dhe artikuj ushqimore”, tha Panariti. Ai u shpreh se do te punohet qe i gjithe ky proces te jete me i disiplinuar ne vitin qe vjen. “Ne nuk do te lejojme qe cmimet te afishohen me, ne kete menyre, pra me kartone dosido, por pa dyshim, kjo ka qene nje situate qe na ka impenjuar, per ta mbajtur sa me teper ne kontroll. Duke filluar nga viti qe vjen, Bashkia e Tiranes, Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit do te hartoje nje certifikate, nje etikete “tip” (format) te caktuar, e cila do te permbaje, pervec elementit te cmimit, edhe artikullin ushqimor te cilit ky cmim i referohet, cilesine dhe aq me teper, edhe vendin e origjines”, tha Panariti. Nje gje e tille do te jete e detyrueshme per te gjithe qendrat qe tregtojne produkte ushqimore, duke filluar nga viti qe vjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›