Gripi, ne mars rikthehet viroza
Sonila Isaku
Muaji mars pritet qe te sjelle nje fluks te ri te pacienteve te prekur nga gripi. Specialistet dhe drejtuesit e Instituti te Shendetit Publik bejne thirrje per te treguar kujdes ndaj ndryshimeve te temperaturave, pasi nuk perjashtojne mundesine e rikthimit te ketyre infeksioneve. Nga ana tjeter, edhe gjate muajit shkurt situata ka qene e renduar, pasi jane regjistruar rreth 15 mije raste ne jave. "Megjithate, nuk perjashtojme nje rritje te rasteve ne periudhen e fund shkurtit dhe te marsit, por deri me tani nuk ndodhi ajo cka ne e parashikojme si skenarin me te keq", deklaroi dje drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij, numri me i madh i te prekurve nga viroza kane qene gjate mesit te janarit, kur te gjitha rrethet raportonin rreth 17 mije paciente te prekur nga gjendjet gripale. Sipas te dhenave aktuale, numri i te prekurve nga infeksionet respiratore eshte e njejte me periudhen e nje viti me pare. Por, specialistet e ISHP-se pohojne se, megjithese jane keto te dhena, gjate marsit priten nje shtim i rasteve. "Po ndjekim me vemendje situaten dhe jemi akoma ne sezonin te pritshem te gripit dhe te infeksioneve te tjera respiratore akute me komplikacionet e tyre me pneumoni etj. Besoj se kjo situate do te marre fund nga ne perfundim te muajit mars, ku tradicionalisht ne Shqiperi kurba bie", vazhdoi Ylli. Sipas tij, nje efekt pozitiv ka dhene edhe vaksinimi ne mase i popullsise.
Rritja e rasteve te te prekurve nga gripi ka detyruar mjeket qe te rikujtojne edhe nje here tw gjithw qw tw bwjnw kujdes qw veshjet tw jenw nw raport me kushtet klimaterike, pasi ndryshimi i menjehershem i temperaturave mund te risjelle gripin. Po keshtu, femijet, te cilet jane me delikate dhe jane me te predispozuar per t'u prekur nga keto viroza, duhet te kihen nen kujdes nga prinderit e tyre. Shenjat klinike te te semureve me keto viroza jane temperature mbi 39 grade celsius, dhimbje koke, dhimbje fyti, kolle dhe dobesi trupi. Ndaj, per te gjithe ata persona, te cilet shfaqin keto simptoma, mjeket keshillojne nje kujdes te vecante. E ndersa periudha e rishfaqjes se gripit po perfundon, specialistet e ISHP-se ende nuk kane mundur te percaktojne llojin e virozes qe qarkulloi per kete vit ne vendin tone. Sipas analizave, u mendua se jane tre nentipa te gripit, por ato ende nuk jane cilesuar.
Ulen rastet e te prekurve nga virozat
Vaksinimi popullsise ne mase gjate ketij viti dhe fundvitit te kaluar duket se ka sjelle edhe numrin e paket te te prekurve. Por ekziston edhe mundesia e rikthimit te gripit te lehte te personat qe e kane injektuar kete vaksine. Specialistet e ISHP-se kete e shohin si nje faktor pozitiv, por ngulmojne ne rritjen e numrit te te vaksinuarve, duke e bere kete nje kulture dhe jo nje nevoje. "Une besoj se fushata e vaksinimit ka dhene nje efekt afatshkurter per te parandaluar nje grip. Por, s'eshte cudi qe ne Shqiperi te qarkulloje ne nivele minimale ne kete sezon te personat qe e kryen vaksinen", eshte shprehur drejtori i ISHP-se, Alban Ylli. Sipas tij, vaksinimi ndikon edhe per zbutjen e shperthimeve ne vitet e ardhshme. "Nje vaksine e kryer kete vit, ndihmon per vitin tjeter, sepse mjafton nje doze dhe kujtesa vaksinave, sidomos te femijet eshte e mjaftueshme", ka theksuar Ylli. Sipas tij, periudhat me te pershtatshme per te kryer vaksinen jane pikerisht muajt tetor-nentor dhe janar. Kete vit, Instituti i Shendetit Publik ka ofruar 5 mije vaksina falas per nxenesit, te moshuarit dhe personelin mjekesor.
Keshillat
Kujdes nga ndryshimi i temperaturave
Pershtatje te veshjes
Vizite te mjeku per femijet dhe te rriturit
Mosperdorim te medikamenteve pa recete mjeku
Konsum te lengjeve me vitamine C
Konsum te frutave dhe agrumeve