Shurupe pa vlerë, madje edhe të dëmshme
Kolla e fortë të irriton fytin dhe
nuk të lë të flesh. Nëse kjo u
ndodh fëmijëve, prindërit
shqetësohen, shkojnë menjëherë
në farmaci dhe kërkojnë zgjidhjen
më të lehtë: një shurup qetësues që të
pushojë kollën dhe të rikthejë gjumin.
Ftohja dhe kolla janë shkaktarët më të
shpeshtë që fëmijët, gjatë dimrit, marrin
ilaçe. Pjesa më e madhe e këtyre mjekimeve,
që përmbajnë lehtësues, janë
kundër alergjive e nuk kanë etiketa. Një
vit më parë FDA-ja amerikane ("Food and
Drug Administration") nuk ishte dakord
që fëmijët nën moshën 6 vjeç të përdornin
këto preparate kundër kollës, por
para pak ditësh debati mbi këtë temë u
hap sërish. Në Shtetet e Bashkuara, shoqata
"Consumer health-care products
association" ka deklaruar se "dëshiron t‘i
rishikojë edhe një herë vullnetarisht
etiketat e preparateve për kollën dhe ftohjen.
Mbi ambalazhin e këtyre produkteve
do të shkruhet se nuk duhet të përdoren
nga fëmijë nën 4 vjeç". Tani kemi
bërë një hap përpara, thekson një
pjesëtar i shoqatës CHPA, sepse mes ilaçeve
të reklamuara të FDA-së në 2007-
ën, produktet e reja që tani e tutje do të
kenë një tregues të qartë.
Por çdo të bëhet me ato preparate të
cilat ndodhen në treg dhe që prodhuesit
e tyre nuk dëshirojnë t‘i tërheqin? "Iniciativa
duket si një kompromis pa bazë
shkencore. Këto ilaçe, efektshmëria e të
cilave te moshat e vogla nuk është verifikuar
kurrë, kanë pushtuar tregun. Është
një biznes i madh, por i vështirë për të
përcaktuar sasinë, sepse nuk kërkon recetë
mjekësore; gjithashtu janë specialitete
të patestuara te pacientët e vegjël",
thekson presidenti i Qendrës Kombëtare
të Kërkimit për Gratë dhe Fëmijët.
Rasti i ilaçeve për kollën dhe ftohjen e
fëmijëve u shfaq vitin e shkuar përtej
oqeanit. Si proces kishte filluar kohë më
parë. Sipas shenjave që i kanë mbërritur
Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve të
Atlantës, të cilët monitorojnë në SHBA
ngjarjet e rrezikshme dhe vdekshmërinë
e lidhur me ilaçet, nga viti 2004 deri në
2006-ën ishin 1519 rastet e fëmijëve nën
moshën 2-vjeçare që kishin përfunduar
në spital për shqetësime respiratore ose
probleme të tjera për shkak të këtyre
produkteve pa etiketa. Gjatë asaj kohe,
shoqata amerikane e konsumatorëve,
"Public citizen", denoncoi 123 vdekje
(nga viti 1969 deri në 2006-ën), që lidheshin
me përdorimin e ilaçeve të kollës
dhe ftohjes. Ajo bëri një peticion që të
zgjatej kundërkëshillimi deri në moshën
12-vjeçare. "Më 19 nëntor të 2007-ës, komiteti
konsultativ për ilaçet e fëmijëve pa
recetën mjekësore të FDA-së, u prononcua
në favor të përdorimit të produkteve
për kollën dhe ftohjen te fëmijët nën
moshën 6 vjeç, duke rihapur kështu debatin
për t‘i analizuar ilaçet e fëmijëve.
Nga studimet e bëra është provuar se
këto preparate të bëjnë dëm: sipas të
dhënave të Qendrës për Kontrollin e
Sëmundjeve, më shumë se 7 mijë fëmijë
nën moshën 12-vjeçare i drejtohen
urgjencës për anomali të shkaktuara nga
këto ilaçe. Por edhe pse janë të rrezikshme,
mbeten ilaçet më të përdorura.
Këtë e konfirmon një sondazh, ku pyetjes
"A përdorni shurup për të lehtësuar
kollën?", i janë përgjigjur prindërit e 4200
fëmijëve dhe adoleshentëve.
Pra, para se t‘u jepni fëmijëve një ilaç,
duhet të lexoni gjithmonë manualin e
përdorimit (ku përfshihen edhe efektet
anësore) dhe të bëni kujdes karshi çdo
ndjesie që ju krijohet. Një studim i bërë
kohët e fundit ka treguar se pacientët nuk
njohin 37% të efekteve anësore dhe në
pjesën më të madhe të rasteve konsultohen
me mjekun apo pediatrin e familjes.
Kudo është përhapur ideja që shurupet
për fëmijët nuk janë të dëmshme, por studimet
kanë treguar se ndodh e kundërta.
Në dy vjet e gjysmë në Institutin e
Shëndetit kanë ardhur 124 sinjalizime
për bashkëveprime të kundërta, ku 65%
e të cilave kanë qenë me probleme të
mëdha e pacientët e vegjël janë shtruar
në spital. Në 10% të rasteve mjekët janë
trembur për jetën e pacientëve të tyre.
Këto shurupe duhen përdorur me rekomandimin
e mjekut, sidomos në rastin e
të sapolindurve dhe fëmijëve nën
moshën 6-vjeçare.