E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Putin rrit numrin e trupave ruse me më shumë se 10%, rekrutime në të gjithë vendin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të shtuar më shumë se 137,000 personel shërbimi në forcat e armatosura të vendit.

Aktualisht Rusia ka pak më shumë se një milion personel ushtarak dhe pothuajse 900,000 staf civil. Dekreti vjen në mes të një përpjekjeje rekrutimi në të gjithë vendin, me stimuj të mëdhenj parash që ofrohen.

Zyrtarët perëndimorë thonë se 70-80,000 trupa janë vrarë ose plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën gjashtë muaj më parë. Ka pasur raporte se rekrutuesit madje kanë vizituar edhe burgjet, duke u premtuar të burgosurve liri dhe para.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha në një deklaratë dy javë më parë se batalionet vullnetare që po ngriheshin në disa rajone ruse ka të ngjarë të jenë pjesë e një korpusi të ri të ushtrisë.

Rusia fillimisht kishte premtuar një fushatë të shkurtër dhe vendimtare kur pushtoi Ukrainën në shkurt, por rezistenca e ashpër ukrainase ngeci përparimin e forcave ruse./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›