E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi në stacionin hekurudhor në Ukrainë, Blinken: Mizori! Kërkojmë përgjegjësi për zyrtarët rusë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e ka konsideruar një mizori sulmin me raketa ruse në një stacion treni në qytetin lindor të Chaplyne në rajonin e Dnipropetrovsk në Ukrainë.

Në një postim në Twitter, Blinken shkruan se së bashku me partnerë nga e gjithë bota, do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe të kërkojmë përgjegjësi për zyrtarët rusë.

“Sulmi me raketa i Rusisë në një stacion treni plot me civilë në Ukrainë i përshtatet një modeli mizorish. Ne do të vazhdojmë, së bashku me partnerë nga e gjithë bota, të qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe të kërkojmë përgjegjësi për zyrtarët rusë”, shkruan Blinken.

Numri i të vdekurve nga sulmi në Chaplyne është rritur nga 22 në 25 pasi më shumë trupa u nxorën nga rrënojat. Sulmi erdhi në ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit nga Rusia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›