E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, prishja e objekteve hap rrugën për në Porto Romano

Prishja e objekteve synon të çlirojë sipërfaqen ku do të kalojë rruga e re që do të lidhë autostradën Tiranë-Durrës me Porto Romanon, ku do të ndërtohet parku energjetik dhe kampusi universitar.

Pronarët e objekteve u mblodhën për të kundërshtuar shembjen e tyre, por prania e madhe e policisë lokale dhe forcave speciale RENEA përkrah inspektorëve të ndërtimit ka bërë që ata të tërhiqen.

Shumica e objekteve të planifikuara për prishje janë objekte në ndërtim dhe në proces legalizimi, ndërsa të tjera janë shpronësuar. /Start/

                                                                                             2011-08-02 09:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›