E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndohet gjendja shëndetësore e tre minatorëve grevistë

Njëri prej tyre, 44-vjeçari Limon Isufi, pritet të lërë grevën e urisë, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar së tepërmi. Minatorët grevistë kanë ndërprerë çdolloj komunikimi me sipërfaqen, duke refuzuar çdo ndihmë mjekësore.

Kreu i konfederatës së sindikatës së minatorëve, Kolë Nikolla, deklaron se situata brenda minierës po përkeqësohet. Mjekët paralajmërojnë gjithashtu rrezikun se grevistëve mund t’u shkaktohen probleme me shikimin, nëse qëndrojnë edhe për një kohë të gjatë në errësirë.

Përfaqësuesit e sindikatës së minatorëve presin konfirmime nga kompania ACR për t`u ulur në tryezë. Kreu i sindikalistëve thotë se parimisht janë pranuar të gjitha kërkesat e tyre, por ende nuk ka pasur një hap konkret për arritjen e marrëveshjes.  

Minatorët kërkojnë rritjen e pagave me 40 për qind, largimin e drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës, përmirësimin e kushteve të sigurisë në punë, si dhe uljen e moshës së pensionit. /Start/

                                                                                             2011-08-02 09:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›