Putini me “fytyrë të re”

Në ditët e tij si spiun i KGB-së, Vladimir Putin supozohet se i dinte disa gjëra në lidhje me maskimin. Por në Moskë janë shtuar spekulimet se kryeministri rus i është nënshtruar një ndërhyrje kozmetike.
Fytyra e tij ka qenë krejtësisht e transformuar gjatë kongresit të partisë Rusia e Bashkuar. Ekspertët thonë se ai i është nënshtruar një ndërhyrje intensive, duke përfshirë një ‘facelift’, mbushje faqesh, tërheqje vetullash, heqje e qeskave poshtë syve dhe sigurisht botoks.
Mediat ruse nuk kanë shkruar për një gjë të tillë, por nuk kanë munguar diskutimet në internet. Një zëdhënës i Putinit u tregua i kujdesshëm kur u pyet nga Daily Mail. Ai tha se ‘mesa di unë, Putin nuk i është nënshtruar një ndërhyrje”.
Por, ekspertët britanikë thonë se nuk ka dyshim se ai ka bërë ndërhyrje.
Ata thonë se Putini duket pak i çuditshëm pas kësaj ndërhyrje.
“Ai duket më femëror, sidomos me ndërhyrjet në vetulla,” tha një ekspert për Daily Mail.
Putin nuk është i vetmi, edhe Gaddafi e Berlusconi i janë nënshtruar pushtetit të botoksit.