E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia po distancohet nga Siria

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 12:51

Sipas njoftimeve në shtyp, kryeministri turk Rejjep Tayib e akuzoi presidentin sirian, Bashar al Assad, se ka "gënjyer vazhdimisht" kur ka premtuar për reformat në vendin e tij.

Në fundjavë, kryeministri turk kaloi në sulm frontal verbal ndaj presidentit sirian. Gjatë kthimit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në New York, Erdogan u tha gazetarëve që po udhëtonin me të: "Ai më ka gënjyer vazhdimisht. Unë e kam pyetur se sa të burgosur politikë ka në Siri. Ai mu përgjigj: 83”.

Erdogan do të mësonte më vonë se në Siri ka mijëra të burgosur politikë. Al-Asad i kishte thënë atij se ai e kishte hequr gjendjen e jashtëzakonshme.

Por edhe kjo nuk ishte e saktë.

"Ai donte të lejonte veprimin e partive politike, por as kjo nuk ndodhi. Edhe pse ai ma ka premtuar këtë para shumë muajsh, madje edhe një vit më parë", ka nënvizuar kryeministri turk.

Këtë javë, deklaratat e kryeministrit Erdogan u botuan gjerësisht në shtypin turk.

Ato supozojnë se kryeministri turk jo vetëm që është i nervozuar për shkak të kësaj çështjeje, por edhe e ndjen veten të fyer personalisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›