E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Kriza e borxhit po sfidon BE-në

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 13:30

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, tha se kriza e borxhit paraqet “sfidën më të madhe” në historinë e Bashkimit Evropian.

Në adresimin e tij para Parlamentit Evropian, Barroso tha se ishte e mundur të kapërcehej kriza.

“Po përballemi me ndikime negative të një rivlerësimi global mbi rreziqet. Është përgjegjësi e jona të rindërtojmë besimin në euro dhe në gjithë unionin në tërësi”, tha Barroso, i cili theksoi nevojën e një unifikimi më të madh për mbijetesën e BE-së.

Fjalimi i tij vjen në kohën kur vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të përballen me trazira ekonomike, ndërkohë që janë rritur shqetësimet edhe për stabilitetin e valutës euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›