E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i heq lejet e ndertimit Edi Rames

Berisha i heq Rames lejet e ndertimit Ngriti shtyllen me te larte te korrupsionit ne bote. Bashkia e Tiranes e treta ne bote per vonesat per leje ndertimi tani te kalojne permes One Stop Shop

Aferat korruptive ne bashkine me te madhe te Shqiperise ate te Tiranes kane detyruar qeverine qe cdo leje ndertimi tani e tutje ta kaloje ne nje sportel te vetem dhe permes Qendres se Licencimit. Sipas Kryeministrit Sali Berisha kryebashkiaku Edi Rama ngriti shtyllen me te larte te korrupsionit ne bote dhe se Bashkia e Tiranes eshte e treta ne bote per vonesat me lejet e ndertimit. Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje kryetarin e Bashkise se Tiranes se ka instaluar shtyllen me te larte ne bote te korrupsionit ne kryeqytetin tone. Duke iu referuar reformave te qeverise Berisha tha se kjo qeveri ka marre reforma te suksesshme dhe se ka pasur ne qender te saj zbatimin ligjit duke nenvizuar se me rendesi eshte sistemi fiskal. Ai permendi se Shqiperia eshte vendi me taksat me te uleta ne Evrope dhe jane krijuar lehtesi per investitoret e huaj. Lehtesi te burokracive duke shkurtuar afatin kohor eshte 5-6 here. Ndersa afati kohor ne Bashkine e Tiranes eshte i treti bote me 333 dite per te marre nje leje ndertimi. Kryetari i Bashkise se Tiranes qe po iken ka ndertuar shtyllen me te larte te korrupsionit ne bote - tha Kryeministri Berisha. Por me tej nenvizoi se fatmiresisht 8 maji po afron qe do ti jape edhe zgjidhje problemit te lejeve te Tiranes. Kryeministri kerkoi qe ketej e tutje lejet e ndertimit te kalojne nga Qendra e Licencimit. Nisur nga kjo Berisha kerkoi shqyrtim te kesaj praktike e cila sipas tij eshte mjaft e njohur ne shume vende te Perendimit. Te shqyrtojme praktiken per lejet e ndertimit permes Qendres se Licencimit eshte praktike e njohur e 21 vendeve qe i japin ato permes saj - tha Berisha duke paraqitur ne qeveri idene e projektit per perfshirjen ne te ardhmen te procesit te dhenies se lejeve te ndertimit nga Qendra e Licencimit. Berisha akuzoi kryetarin aktual Edi Rama per burokracira te medha ne dheniet e lejeve te ndertimit duke propozuar qe kjo kompetence ti hiqet bashkise dhe te kaloje tek qendra One Stop Shop. Te studiojme kete mundesi nese dhe lejen e ndertimit ta kalojme ne sportel unik. Kreu i bashkise qe po iken ka ndertuar shtyllen me te larte te korrupsionit ne Evrope dhe me te lartat ne bote. Fatmiresisht 8 maji po afron. Zoti Basha e more vesh qe kane vendosur me ngule cadrat Rivalet e tu do te vendosin cadra para ministrise qe ose te japesh doreheqjen ose te flijohen ne greve urie. Po behen gati pese kandidate per pese cadra - tha Kryeministri Berisha.

Duke folur per mundesine e perfshirjes se dhenies se lejeve te ndertimit ne nje sportel te vetem si te gjitha lejet dhe licencat e tjera Kryeministri Sali Berisha i permendi ministrit te Brendshem Lulzim Bashes fjalen rivalet per Bashkine e Tiranes per te cilen tha se eshte bashkia e trete nga fundi ne bote per kohezgjatjen me 383 dite te dhenies se lejeve te ndertimit. Kryetari i bashkise qe po iken ka ndertuar shtyllen me te larte te korrupsionit ne Evrope dhe ne bote. Fatmiresisht 8 maji po afron. Zoti Basha e more vesh qe kane vendosur te ngulin cadra rivalet e tu qe ose te japesh doreheqjen ose te flijohen ne greve urie Po behen gati 5 kandidate 5 cadra. Pra kjo ceshtje do te zgjidhet me 8 maj - deklaroi Kryeministri Sali Berisha.

Berisha Opozita po pergatitet per greve urie

Kryeministri Sali Berisha paralajmeroi ne mbledhjen e djeshme te qeverise ministrin e Brendshem Lulzim Basha per nje greve urie me cadra perpara Kryeministrise qe mund te ndermarre opozita ne ditet ne vijim. Zoti Basha kane vendosur te vendosin cadra perpara Kryeministrise qe ose te japesh doreheqjen ose te flijohen. Po behen gati pese cadra - ka deklaruar Kryeministri. Keto deklarata u bene teksa kreu i qeverise fliste per procedurat e dhenies se lejeve te ndertimit ne Bashkine e Tiranes.

Berisha homazhe per Erbakan ne ambasaden turke

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje homazhe ne Ambasaden e Republikes se Turqise ne Tirane ne nderim te ish-kryeministrit turk Necmettin Erbakan i cili u nda nga jeta dite me pare ne moshen 84-vjecare. Me kete rast Ambasada e Republikes se Turqise hapi dje librin e ngushellimeve ne te cilin Kryeministri Berisha la nje shenim ne nderim te figures se z. Necmettin Erbakan dhe kontributit te tij ne politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›