E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri akademik, Qyteti Studenti në pritje të banorëve

Këtë vit akademik qyteti studenti do të akomodojnë 6200 studentë ku 1 600 prej tyre do të banojnë këtu për herë të parë. Një ditë para se të nisë viti i ri akademik, shumica e studentëve kanë ardhur por ka edhe nga ata të cilët e kanë lënë për në ditën e fundit.

Duket se kushtet që ofron Qyteti Studenti karahasuar me vitet e mërparshëm janë më të mira. Sipas drejtorit të Qytetit Studenti Bujar Brovina, këtë vit nuk do të ketë më shumë se tre veta në një dhomë dhe se dritat dhe uji do të ketë 24 orë.
 

Tarifa e regjistrimit në konvikt për studentët mbetet e pandryshuar ku çdo njëri prej tyre e përfiton strehimin kundrejt pagesë prej 40 mijë lëkësh të reja. Këtë vit për herë të parë do të ketë një godinë të re ku mund të strehonen si vajzat gjithashtu edhe djem, kjo do të ketë sigurisht tarifa më të larta.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›