Zarate: Totti nuk është fenomen

Sulmuesi i Interit, argjentinasi Mauro Zarate, ka ngacmuar kapitenin e Romes, Francesco Tottin, duke thënë se nuk vlen aq shumë sa komentohet. Kur kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të derbit në futbollin italian, ndërmjet Interit dhe Romës, Zarate fillon tensionet e para duke shtuar se Totti nuk është një femonen, sepse fenomenët e kanë fituar Topin e Artë.
“Tek Roma ka lojtar të mirë, më pëqejnë Krkiq dhe Osvaldo, andaj duhet të kemi kujdes në këtë takim nga kjo dyshe”, përfundon Zarate.