Pavlov lëvdon Januzin

Edhe pse Vorskla Poltava pësoi humbje minimale 1:0 nga ekipi danez, FC Copenhagen, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Europa Leagues, trajneri i ekipit ukrainas, Mykola Pavlov ka lëvduar sulmuesin kosovar, Ahmed Januzi.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë titullar në këtë takim, derisa tre minuta pa përfunduar takimi është zëvendësuar nga Sachko.
“Për Januzin, nuk kam koment. Ai po luan shumë mirë kohën e fundit. Kundër Copenhagenit ai ka luajtur shkëlqyeshëm, ka bërë lëvizje dhe është munduar të shënojë”, ka thënë Pavlov pas takimit.
Ish-sulmuesi i Kosovës së Vushtrrisë, këtë sezon e ka filluar furishëm. Januzi, i cili ishte më meritori që Vorskla u kualifikuar në garat ndërkombëtare, në Europa League ka realizuar katër gola këtë sezon, derisa në kampionatin ukrainas ka shënuar tre gola.
Ndërsa titullar te skuadra e Vorsklës kundër Copenhagenit ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku, i cili ka luajtur 90 minuta në këtë takim. Në Grupin B, përveç Vorsklës e Copenhagenit, janë edhe ekipi gjerman, Hannover dhe ai belg, Standard Liege.