E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puyol beson në titull

Carles Puyol mbetet optimist, përkundër faktit se Barcelona ka mbetur 5 pikë prapa Real Madridit, në La Liga.

Kampionët e Evropës barazuan 1-1 me Espanyolin, të dielën që shkoi, 24 orë pasi ekipi i Jose Mourinhos e kishte demoluar Granadan, 5:1.

“Pesë pikë janë një distancë domethënëse, por që mund të shkrihet. Ne nuk do të dorëzohemi në ligë dhe do të luftojmë deri në fund. Ne ende synojmë që të jemi kampionë”, deklaroi qendër mbrojtësi spanjoll, Carles Puyol, në një intervistë për uebfaqen zyrtare të klubit katalunas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›