Dorëhiqet për korrupsion pasardhësi i Skënderbeut

61 vjecari nga Roma është pasardhës i familjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe ka pas krahëve një karrier të gjatë në fushën e jurisprudencës, në shtetin italian. Pas diplomimit në Jurisprudencë u bë avokat i shtetit (1976-1985), më pas këshilltar i shtetit (1985-2002) dhe pas 2002-shit iu dedikua aktivitetit akademik. Pas vitit 2008 u katapultua në botën e editorisë, me emërimin president i Fieg.
Malinconico dha dorëheqjen pas takimit me Presidentin Mario Monti, për shkak të stuhisë që u krijua pas lajmit të disa pushimeve të paguara nga një biznesmen. Malinconico ka kryer pushime luksoze të ofruara nga Francesco De vito Piscicelli, ndërtuesi i hetuar mbi skandalin e tenderëve të G8-ës. I njëjti biznesmen që në një telefonatë të përgjuar nga policia kishte pranuar se ishte shkatërruar nga të qeshurat kur dëgjoi mbi shkatërrimet e tërmetit në Abruco.
61 vjecari ka kaluar me bashkëshorten disa fundjava në një hotel me 5 yje në Argentario, në vitet 2007 dhe 2008, shpenzimet e të cilit u paguan nga biznesmeni Piscicelli. Në atë kohë Malinconico ishte sekretar i përgjithshëm nën Romano Prodin, si Kryeministër.
Në një letër Malincolico shpjegon se vendimi për të dhënë dorëheqjen nga pozicioni që mbulonte, erdhi për të mbrojtur më mirë imazhin e tij dhe imazhin e qeverisë të sapo formuar. /Shqiptara.com/