“Shqiptarët e Luginës mund të kalojnë”

Aty, sqarohet se shqiptarët e Luginës do të lejohen të kalojnë më 14 Janar, kur kjo lëvizje synon t’i bllokojë dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – atë të Merdarës dhe të Dheut të Bardhë.
“Ne i njoftuam përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës, por shfrytëzojmë rastin t’i njoftojmë edhe qytetarët se me datën 14 janar, në pikat kufitare të Merdares dhe Dheu i Bardhë, ne do ta bllokojmë Serbinë e jo qytetarët shqiptarë që janë të diskriminuar, dhe kundër vullnetit të tyre kanë përfunduar në shtetin e Serbisë. Ne gjithashtu do t’i lejojmë të kalojnë lirshëm edhe prodhuesit shqiptarë që vijnë prej andej”, thuhet në komunikatat e Vetëvendosjes.
Në këtë takim, të pranishëm kanë qenë Agim Hasani (PVD), Fatmir Hasani (PVD), Mitat Saqipi (PDSH), Nadër Sadiku (PDSH), Plator Rexhepi (PD) dhe Arbër Pajaziti (PD). Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje morën pjesë: Albin Kurti, Xhelal Sveçla, Aida Dërguti, Liburn Aliu dhe Nora Fetoshi.