Pyetësori, Berisha: “Arritje”, PS: “Duhet transparencë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Dorëzohet Pyetësori i KE-së ndërkohë që PS ka theksuar se “Integrimi kërkon transparencë”. Qeveria ka plotësuar të gjitha çështjet e Pyetësorit të KE-së që përmbante 2284 pyetje. Kryeministri Berisha tha dje në mbledhjen e Qeverisë se grupet e punës iu përgjigjen këtyre pyetjeve vetëm për arritjet që ka bërë Shqipëria në këto 20 vjet. "Në përgjigjet e pyetjeve të Pyetësorit, prej 3854 faqesh, që u korrespondojnë 2284 pyetjeve natyrisht, janë paraqitur të gjitha arritjet e Shqipërisë, rezultatet e reformave të 20 viteve të marra së bashku", u shpreh Berisha. Kryeministri e konsideroi paraqitjen e përgjigjeve të pyetësorit një moment shumë të veçantë dhe të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Shqipërisë, Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian.
Sipas tij edhe opozita duhet të kontribuojë në këtë proces. "Në Shqipëri, nuk ekziston asnjë forcë politike që të mos mbështesë në programin e vet, procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ka rëndësi të madhe ka që secili në pozicionin e tij të japë me vendosmëri kontributin që i takon. Në këtë proces, hapësira është e gjerë për kontributin e të gjithë faktorëve, të mazhorancës qeverisëse, të opozitës, etj", tha Kryeministri.
"Meqenëse korrieri, që do ta nisë materialin për në Rinas, ka përcaktuar një kohë të caktuar, ne po e nisim që tani drejt aeroportit. Bashkë me këtë material do të dorëzohet edhe kopja elektronike e përgjigjeve, me besimin më të madh se do të marrin vlerësim objektiv dhe të merituar nga ata që do ta shqyrtojnë", përfundoi ai.
PS: Transparenca vlerë e Bashkimit Europian
Partia Socialiste ka reaguar dje ndaj fjalës së Kryeministrit Berisha, sipas të cilit PS-ja duhet të kontribuojë për integrimin e vendit. "Opozita shqiptare kanë qenë, është dhe do të jenë gjithnjë në mbështetje të proceseve integruese të vendit", u shpreh deputeti Ditmir Bushati, duke shtuar se "integrimi në Bashkimin Europian nënkupton mbi të gjitha adoptimin e vlerave dhe parimeve që qëndrojnë në themel të këtij unioni dhe pikërisht në emër të këtyre vlerave e parimeve po zhvillohet sot beteja e opozitës shqiptare".
Sipas tij, është kjo një betejë për mbrojtjen e votës së lirë, garantimin e transparencës së zgjedhjeve, të ndërtimit dhe fuqizimit të institucioneve demokratike në shërbim të qytetarit e jo pushtetit, të shifrave të ekonomisë e të gjithë atyre vendimeve që ndikojnë në jetën e shqiptarëve.
"Vetëm garantimi i standardeve të sipër cituara e jo propaganda boshe e kryeministrit është rruga përmes së cilës kalon integrimi i Shqipërisë në familjen Europiane. Nëse ka sot një njeri që po na dëshmon se nuk e do demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë, një njeri që është përgjegjës për vonesat në integrimin e Shqipërisë dhe procesin e liberalizimit të vizave, ky është vetëm Sali Berisha", përfundoi Bushati.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2010