E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtim Ziza tenton vetëvrasjen në burg

Autori i Lajmit: Redaksia
Tenton sërish vetëvrasjen në burg 21-vjeçari Shpëtim Ziza, autor i vrasjes së 10-vjeçarit Bekim Cenga në Peshkopi në vitin 2007. Ziza ka prerë damarët në qeli dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e burgut të Krujës, ndërsa vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të këtij rrethi. Lajmi është bërë i ditur për medien nëna e 21-vjeçarit, Merita Ziza, e cila kërkon të zbardhen autorët e vërtetë të ngjarjes duke mbështetur kështu pretendimin e të birit se vrasja e të miturit nuk u krye prej tij. “Ai vazhdimisht ka tentuar të vrasë veten në burg dhe thotë jam i pafajshëm. Ai është në gjendje të rëndë, në depresion, me ilaçe. Atë po e le kështu o do varë veten, ose do të pritet me brisk. Kam kontaktuar me drejtorin e burgut dhe ai më ka thënë, a ka mundësi të vish përditë që ta qetësosh”, shprehet nëna e Zizës. 21-vjeçari u dënua një vit më parë me burgim të përjetshëm për dhunimin dhe më pas vrasjen e 10-vjeçarit, Bekim Cenga. Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin, duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Familja e gjeti 10-vjeçarin, pesë ditë më pas me shenja dhune dhe mjekët kanë konkluduar, pas autopsisë, dhunimin e tij. Vetë Ziza pranoi krimin dhe ka shpjeguar me detaje mënyrën e dhunimit të fëmijës, duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur trupin e 10 vjeçarit.

Ky lajm është publikuar: 14/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›