Pyetësori i BE, 313 pyetje vetëm për Ministrinë e Punës
313 pyetje janë pjesë të Pyetësorit të BE vetëm për ministrinë e Punës, çështjes Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ministri Spiro Ksera në një konferencë për shtyp theksoi se pas afro dy javësh se ky pyetësor do jetë gati. Ai ka zhvilluar një takim me stafin e tij, ku ka kërkuar angazhim për përgjigje të sakta, cilësore dhe brenda afateve.
"Kemi dy kapituj, kapitullin 3 që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të punëtorëve dhe kapitullin 19 që ka të bëjë me politikat sociale dhe punësimin. Të arrijmë të kemi përgjigje të sakta dhe cilësore që të kemi vlerësim maksimal nga ekspertët e Bashkimit Europian" theksoi ministri Ksera.