E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetja e posaçme në Ditën kundër dhunës ndaj gruas/Zoti Rama, ku e ke atë Seserin?

Vëzhguesit kanë vërejtur mungesën e gjatë të Rudina Seserit, njërës nga “të zbuluarat” e politikës majtiste, e thirrur nga SHBA si një shpresë për femrat socialiste, të ndjera shumë ngushtë në rrobën e Valentina Leskajt apo Arta Dades. Por këto ditë, kur Edvini është në hall për të nxjerrë fytyra pak të konsumuara, për të mbrojtur kauzën e pambrojtshme të hapjes së kutive, Rudina Seseri nuki gjendet. Nuk është fjala se ajo është mbyllur duke mbrojtur ndonjë dizertacion, apo duke paraqitur ndonjë patentë teknologjike në SHBA. Burime të mirëinformuara nga sekretariati i PS-së bënë të ditur për gazetën “55” se për Rudina Seserin ishte respektuar fati i radhës... fati që kishin patur më herët femrat që kishin qendruar pranë Edi Ramës. Në njërin nga momentet më të rëndësishme politike të PS, kur Edi Rama ka nevojë për një kohezion absolut, në mënyrë që të mbrojë idetë e tij haxhiqamiliste, e fundit e sofrës, e sapoardhura nga SHBA, ka hedhur baltë mbi vullnetin e Ramës, duke e akuzuar atë se e kishte gënjyer, e se ai, jo vetëm që s’i bëri ministra, siç i pat premtuar, por i kishte shkatërruar karrierën profesionale, e tani pa e nisur mirë, po u shkatërronte edhe karrierën politike, duke i lënë ata jashtë parlamentit. Këto akuza të forta nuk kanë sjellë ndonjë reagim nga Edi Rama (në ndryshim nga shpërthimet e tij të herëpashershme sanguine), por, qetë-qetë, ai ka braktisur tryezën e dialogut, por pa ngurruar që t’i japë Rudinës flakareshën e duhur, atë që ai rezervonte më herët për femrat që i qendronin pranë e që ia prishnin qejfin. Dje ka qenë dita për të dënuar dhunën ndaj gruas dhe vëzhguesit e politikës kanë të drejtë që pyetjeve të ditës t’i shtojnë edhe versionin e fundit: “Zoti Rama, ku e ke atë Seserin?”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›