Pyetje Shopenhaurit
Ferid Muhiq
Pyetje Shopenhaurit
A është drita vallë
Braktisja e errësirës?!
Kaq shumë krahë të prerë!
Kaq shumë fluturime!
ǒtezgjah e thurri ëndrrën
Që territ vezullit
Dhe ditës i merr zgjimin?
Mos për zhgjëndrrën vdekja vjen
Dhe flak tej
Pa dert harrimin?
* * *
Vallë a është e mira
Gjendja pa ligësinë?!
Kaq shumë yje ndezur qiellit!
Kaq shumë sy përdhe pa qiell!
ǒgjurmë të lashta tretën fshirë
Që nuk shkelin në të butë
Dhe bilbilat Marsi trembi?
Mos përtej shtegëtojnë stinët
Dhe tinëzare presin
Siç fill pas lules gjembi?
Përktheu Fatmir S. Baçi
29 Qershor 2009