QEVERIA, KAPACITETET DHE VENDIMET JETIKE
Zhvillimi ekonomik i një vendi nuk është një proces i lehtë dhe as që arrihet shpejt. Përvojat e zhvillimeve të shteteve të ndryshme tregojnë se ky proces ka pasur rëniet dhe ngritjet e tij, deri në arritjen e një stabiliteti të kënaqshëm.
Sipas teoricienëve ekonomikë, faktorët që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë së një vendi, në radhë të parë janë: kapitali njerëzor, kapitali fizik, resurset natyrore dhe zhvillimi i teknologjisë. Krijimi i bazës institucionale dhe rregullative në vendet në tranzicion është një tjetër komponent që determinon progresin e një vendi.
Kosova, së bashku me institucionet ndërkombëtare, ndërtoi një bazë institucionale solide. Kjo bazë supozohet se duhet përtërirë në fazën ku jemi sot, atë të shtet-ndërtimit. Kjo bazë e krijuar bëri të mundur që vendi ynë të zhvillojë disa projekte të rëndësishme, me qëllim përtëritjen ekonomike të vendit. Por, ku janë ato projekte sot? Pse nuk ka as më të voglën transparencë rreth projektit Kosova C, apo ardhmërisë së kompleksit Trepça?
Pasuritë e konsiderueshme natyrore të Kosovës, pozita e mirë gjeografike dhe klima e vendit tonë, fuqia e re punëtore dhe tregjet potenciale për t‘u qasur, janë elemente të rëndësishme për politikat e një qeverisjeje të mençur. Radhitja e këtyre elementëve dhe shfrytëzimi i tyre në kohën e duhur do të bënte që Kosova të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Vendet që këta hapa i harmonizuan me njëri-tjetrin arritën të kenë progres të mirë ekonomik. Norvegjia përdori burimet natyrore të saj përmes investimeve vetjake dhe të huaja, që i krijuan asaj favor në vendosjen e një sistemi ekonomik mjaft stabil. Danimarka përdori pozitën e saj gjeografike dhe disa prodhime karakteristike të vendit të saj, që të ketë zhvillim të fuqishëm. Disa vende aziatike si Koreja e Jugut, e cila posedon burime të hekurit dhe thëngjillit, zhvilluan industrinë e çelikut dhe automobilave me qëllim eksportin në shkallë botërore. Tajvani ka pasur një politikë industriale shumë të fortë, ai është specializuar në industrinë e elektronikës dhe kompjuterëve. Ndërsa Singapori ka zhvilluar politika për tërheqjen e investimeve nga korporatat e mëdha shumëkombëshe. Dhe Japonia, e cila nuk shquhet me posedimin e resurseve natyrore, por arriti progresin ekonomik përmes përdorimit të sistemeve të teknologjisë së përparuar, duke arritur që prodhimet e saj t‘i integrojë në të gjitha tregjet ndërkombëtare.
Cilat fusha paraqesin burime potenciale për zhvillimin ekonomik të vendit tonë?
Energjia dhe minierat paraqesin dy shtylla të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Energjia paraqet elementin më të rëndësishëm zhvillimor për një vend. Më vete, ajo tani bart edhe shumë konotacione politike. Vendet e pavarura energjetike bartin qëndrueshmërinë e tyre politike dhe ekonomike. Kosova ka rezerva të bollshme për të gjeneruar energji për nevojat e veta dhe për ta plasuar pjesën e mbetur në tregjet ndërkombëtare.
Kosova C apo e Re është njëri nga projektet më ndikues në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Përmes këtij projekti do të arrijmë të kemi energji të lirë për prodhuesit tonë dhe do të krijojmë të hyra të mira në buxhetin e Kosovës dhe njëkohësisht vendi ynë do të bëhet zë i fuqishëm në këtë pjesë të Evropës.
Çdo ngadalësim i këtij projekti është ngadalësim i pavarësisë së Kosovës. Qeveria duhet të mobilizojë të gjitha institucionet që sa më parë të fillojë procesin e ndërtimit të blloqeve të para të këtij termocentrali. Ajo duhet të përfundojë politikat e saj për raportin ndërmjet kapaciteteve aktuale prodhuese të energjisë dhe centralit të ri. A do t‘i vendosë në një pako me projektin Kosova C apo do të mbeten në pronësi të qeverisë? Cili do të jetë vendimi më i mirë që duhet të merret?
Kemi dy përvoja në këtë drejtim:
-Mbajtja e këtyre blloqeve në pronësi të qeverisë ka treguar rezultate negative, sepse janë dhënë mjete të mëdha financiare që të mbahen në gjenerim dhe rezultatet nuk kanë qenë asnjëherë të kënaqshme për vendin.
-Në anën tjetër, përvojat në disa vende të fuqishme energjetike tregojnë se shteti e ka pozitën e vet tejet të rëndësishme në sektorin energjetik dhe ka përfituar prej tij, siç janë: Franca, Gjermania, Çekia, Italia, Spanja, vende që kanë pozita jo vetëm monitoruese, por janë edhe aksionarët kryesorë në sektorin e energjisë.
Nga kjo rezulton se nga institucionet e Kosovës kërkohen politika të mençura dhe vendimmarrje e guximshme rreth ndërtimit të pakos për projektin Kosova C. Kjo qeveri është duke u treguar e ngathët në pakon tenderuese të këtij projekti. Duket sikur pret që Banka Botërore të japë modelin final rreth këtij projekti. Ky institucion është tepër i rëndësishëm dhe ka ofruar ndihmë e përvojë të vlerësueshme për Kosovën në përgjithësi, e në veçanti për sektorin energjetik, por ky institucion nuk mund të jetë vendimmarrës, ose me fjalë të tjera, nuk mund të zëvendësojë qeverinë e vendit. Kjo e fundit, së bashku me Parlamentin e Kosovës, duhet të marrë përsipër tërë përgjegjësinë e saj rreth këtij projekti.
Dilemat që shtrohen se cilat janë përfitimet për Kosovën që arrihen përmes projektit Kosova C tanimë kanë marrë përgjigjen nga grupet e eksperteve, të cilët i kanë definuar të hyrat që i krijon ky projekt drejtpërdrejt për buxhetin e vendit, si dhe efektin e multiplikatorit që ai ka në ekonominë e Kosovës. Çështja më e rëndësishme që qeveria e Kosovës duhet ta analizojë me kujdes është vendimmarrja dhe kontrata e mirë, të cilat do t‘i mundësojnë Kosovës të ketë profitin më të madh. Mendoj se dy pikat më të rëndësishme janë:
Pronësia mbi minierën e Sibovcit -sa aksione tona do shesim nga kjo minierë dhe sa do mbajmë. Dhe aspekti tjetër që mendoj se është më i ndjeshëm dhe i fuqishëm - cili është profiti i Kosovës nga çmimi i eksportit të energjisë elektrike? Këto dy pika të ndjeshme, së bashku me elementët e tjerë, si çështja e çmimit për konsumatorët e brendshëm, çështja e punëtorëve dhe problemet mjedisore, janë pikat më të nxehta të këtij projekti madhor për ekonominë e Kosovës dhe buxhetin e saj. Ky projekt, i realizuar me kohë, na jep mundësinë të monetarizojmë një pjesë të resurseve natyrore në favorin e zhvillimit të vendit tonë. Çfarëdo vonese që i bëhet projektit, Kosovën do ta mbajë të varur nga prodhuesit rajonalë dhe stërshitësit e energjisë, e ne nuk do të arrijmë të përballojmë sfidën e zhvillimit ekonomik të saj. Qeveria, së bashku me institucionet e tjera të Kosovës, duhet të veprojë në mënyrë shumë më efikase e profesionale, për ta finalizuar këtë projekt.