E Diel, 1 Nëntor 2026

QKK hap sezonin e konkurrimit për projektet kinematografike

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton hapjen e sesionit të konkurrimit për vitin 2010 për të gjitha llojet e projekteve kinematografik. Në njoftimin e saj zyrtar QKK bën të ditur se afati i fundit i depozitimit do të jetë data 15 maj 2010 për këto projekte:

Filma artistikë me metrazh të shkurtër; Filma dokumentarë; Filma artistikë me metrazh të gjatë- Vepër e pare;Festivalet e filmave, botimet, etj. Më tej në njoftimin zyrtar të QKK bëhet e ditur se afati i fundit i depozitimit të projekteve për filmat artistik me metrazh të gjatë do të jetë data 15 shtator 2010. Duke filluar nga data 30 mars e në vijim të gjithë ata që duan të aplikojnë për projekte do të gjejnë formularët e aplikimit në adresën www.nationalfilmcenter.gov.al, si dhe mund të depozitojnë projektet kinematografike në Zyrën e Projekteve të QKK. E ndërkohë që vetëm disa ditë më parë nga Eurimage u bë  e ditur se do të mbështetet financiarisht një film, i cili ka si regjisor Bujar Alimanin. Ky është projekti i parë, i cili u mbështet, pas pranimit të Shqipërisë në Eurimage.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›