E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Do 3 fishojmë numrin e studentëve në universitete

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj i pranishëm ditën e djeshme në një konferencë shkencore në qytetin e Elbasanit ka deklaruar se do të trefishohet numri i studentëve në universitete. Gjatë konferencës shkencore "Procesi i Bolonjës", në Universitetin

Aleksandër Xhuvani, në Elbasan, në kuadër të një raundi konferencash që MASH po zhvillon në të gjithë universitetet në vend, mbi bilancin e implementimit të standardeve të Bolonjës Tafaj tha se: Do të synojmë që të 3-fishohet numri i studentëve që do të pranohen në të gjitha drejtimet e studimeve dhe profilet që lidhen me IT-në. Tafaj vlerësoi gjithashtu prezencën e studentëve në të gjitha takimet në çdo universitet të Shqipërisë pasi ata vetë kanë mundësi  të shprehin mendimet e tyre dhe të bashkëpunojnë mirë në implementimin e mëtejshëm të procesit të Bolonjës. Universiteti i Elbasanit është një nga universitetet në të cilin Karta e Bolonjës është implementuar me së miri. Sipas Ministrit Tafaj Universiteti i Elbasanit është një nga qendrat e ekselencës në fushën e mësuesisë dhe ky drejtim duhet të fuqizohet për të ruajtur traditën dhe të zhvillojë më tej fushën e përgatitjes universitare të mësuesve dhe kualifikimit të vazhduar të tyre në të gjitha ciklet. Ky universitet ka krijuar një traditë të mirë edhe në gjuhët e huaja., vlerësoi Ministri Tafaj. Rëndësi të veçantë Ministri i Arsimit dhe Shkencës i kushtoi  fuqizimit në drejtimin e studimeve të Teknologjisë së Informacionit, sepse tregu i punës ka nevojë për specialistë dhe teknikë në këtë fushë.

Last Updated on E Premte, 26 Mars 2010 22:19

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›